• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Është njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza në qytet’, Manjani del kundër hapjes së listave, zbulon arsyet pse kjo formulë ‘do t’i nxijë jetën votuesit’

21 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër hapjes së listave, veçanërisht me formulën e fundit që ka propzouar dhe Partia Socialiste.

Sipas Manjanit kjo formulë përzgjedhjeje thjesht sa do të bëjë nul votën e votuesit përveç pështjellimit që do të ketë ai para fletës së votimit ku partia që preferon do të ketë një numër, gjithashtu dhe kandidati një numër tjetër.

Postimi i plotë:

“Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurtë; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.

Mbi të gjitha KOMPLIKON PROCESIN E VOTIMIT. Ja nxin jetën zgjedhësit, i cili do ti duhet njëkohësisht të mbajë mend numrin e partisë që do të zgjedhë dhe numrin (apo numrat) që korrespondojnë me emrat që preferon.

Nëse votimi bëhet me më shumë sesa një zgjedhje numri (emri) memoria rëndohen edhe më shumë. Por edhe nëse mbetet thjesht me një zgjedhje të vetme, prap do kërkohet një formulë plotësuese që e llogarit votën me tepri të zgjedhjes së bërë për llogari të emrave të tjerë në listë.

E komplikuar, por edhe e rreme për zgjedhësin sepse duhet sikur ky e ka në dorë. Në fakt ska asgjë në dorë.

Rrisku i pavlefshmërisë së votës bëhet i madh. Kështu procesi i votimit bëhet një ndëshkues fatal i vullnetit të zgjedhësit.

Qëllimi i sistemeve zgjedhore nuk është ti nxihet jeta e të mos i llogaritet vota votuesit. Përkundrazi, sistemet duhet të synojnë thjeshtimin e procedurave, por duke rritur mundësinë e zgjedhjes.

Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon. Në fakt zgjedhësi duhet të zgjedhë midis emrave (që në flet-votim janë numra) që i vë partia. Do tu duhet të mbajë mend numrin e partisë dhe numrin ose numrat e kanditatëve që ai do.

Imagjinoni sa do komplikohej nëse zgjedhësi do të duhej të mbante mend numra për kanditatët burra e numra për kandidatët gra!!!!

Mbi të gjitha, hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.

Nesë e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku.

Të paktën zgjedhësit do kenë emra për të zgjedhur jo numra e shifra që nuk dihet se si dalin në fund.

Po kështu si e kanë nisur nuk do qullosin asgjë. Ç’është më e keqja do ta komplikojnë dhe do tua nxijnë jetën zgjedhësve.

P.S. Teoritë që kështu e ka ky shtet e ashtu një shtet tjetër, për mua janë majmunizëm dhe nuk pranoj të arsyetoj mbi to. Çdo shoqëri ndërton rregullat e veta të përfaqësimit demokratik, që nuk janë kurrë njësoj me të një shoqërie tjetër”, shkruan Manjani.

Paraardhëse

Tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë, dalin pamjet nga momentet e panikut që përjetuan banorët (VIDEO)

Pasardhëse

Motoristi që ndali thirrjet anti shqiptare në Shkup tregon se përse ktheu motorin kur dëgjoi thirrjet kundër shqiptarëve

Pasardhëse

Motoristi që ndali thirrjet anti shqiptare në Shkup tregon se përse ktheu motorin kur dëgjoi thirrjet kundër shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.