• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

“Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë”

6 February, 2018
në Kulturë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e PD Grida Duma, njekohesisht edhe zedhenjesja e grupit parlamentar demokrat, ne nje reagim per vdekjen e djalit te vetem te Tinka Kurtit, me nje status prekes ne profilin e saj ne rrjetet sociale, thote se “kjo grua e madhe, kjo aktore epike e roleve të nënës, na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit”.

“Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë”, shkruan nder te tjera Grida Duma.

REAGIMI I PLOTE:

“Yjet e netëve të gjata” është filmi prej të cilit shumë prej nesh kujton Nënë Pashakon. Për këdo që është rritur me kinematografinë shqiptare, filmi i pashlyeshëm për madhësinë e dhimbjes së një nëne e cila mohon të birin e vdekur për të mbrojtur idealen e një kombi, shfaqet me pamjen e të madhes Tinka Kurti.

Shkruhet që fati i njerëzve si Kurti shkrihet me veprën e tyre.

Kur rikthehesh në rolet e Tinkës e të duket se jo rrallë ajo ka vënë në skenë fatin e jetës së saj. Tek mjeshtrat ndodh që fati i jetës reale herë i pararend në vepër, e herë ua ndjek veprën nga pas.

Kur ajo shfaqej, në kinema apo teatër, roli bëhej qendror sic ndodh me cdo aktor të madh që s’ka dritëhije kohe, veç pauzë madhështie për këdo që e sheh.

Pak kohë më parë takova Tinkën bashkë me Margarita Xhepën, shkëmbyem më shumë se fjalë, folëm për gjithçka. Mendova më pas për një tjetër bekim të tyre, që këto dy gra të mëdha, aktore të mëdha, kishin një miqësi të madhe dhe ndanin me njera-tjetrën problemet e veta.

Jam e bindur që miqtë e shumtë të Tinka Kurtit janë pranë saj në këto momente humbjeje të madhe.

Nuk di sa mundet një nënë, sa mundet edhe një grua e madhe si Tinka, të gjejë ndonjë shkëndijë dritë në këto momente terri. Asnjë nënë nuk pranon të ikë para fëmijës nga kjo jetë. Asnjë nënë, e jo më një grua që ka dhënë ndjenja sa për një komb.

Dyzet e shtatë vite e ndoshta të gjitha vitet më pas, miliona shqiptarë kanë ndjerë madhështinë e dhimbjes së “nënë Pashakos” ndërsa përhumbej duke shikuar yjet në errësirën e netëve pasi i biri i personazhit dergjej i vrarë. Në ato kohëra regjia s’mund të lejonte të imagjinohej a lutej drejt qiellit një Nënë Pashako.

Tinka Kurti ka humbur djalin e vetëm.

Kjo grua e madhe, kjo aktore epike e roleve të nënës, na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit. Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë.

Paraardhëse

“Edi Rama e urren Shkodrën”/ Ja ç’po i bën kryeministri shkodranëve

Pasardhëse

Kontrolli i shtëpisë së Devi Kasmit, zbulohet lista e personave VIP që përdorin drogë

Pasardhëse

Kontrolli i shtëpisë së Devi Kasmit, zbulohet lista e personave VIP që përdorin drogë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Lajme

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

Nga lajme10
24 February, 2026
0

Elbasani u trondit këtë të martë pasdite nga një tërmet i papritur. Sipas raportimeve të para, lekundjet u ndjenw me...

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026

Çfarë ndodhi? Noizy thirret në gjykatë, dyshohet se…

24 February, 2026
Screenshot

“Po të isha mashkull…”- Çfarë i tha Brikena Mateos që e habiti?!

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.