• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është ide e gabuar”, Ylli Manjani del hapur kundër propozimit të opozitës: Kulmi i papërgjegjshmërisë politike

3 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë hapur kundër idesë së një qeverie tranzitore. ”Mbetem kundërshtar i idesë që vendi të qeveriset nga qeveri teknike apo tranzitore. Këto lloj qeverish janë kulmi i papërgjegjshmërisë politike. Janë masakër e interesit publik”, kështu e nis Manjani shkrimin e tij.

Postimi i Ylli Manjanit:

“Qeveria teknike ide e gabuar.

Mbetem kundërshtar i idesë që vendi të qeveriset nga qeveri teknike apo tranzitore.

Këto lloj qeverish janë kulmi i papërgjegjshmërisë politike. Janë masakër e interesit publik.

Një ekip pa identitet, pa asnjë mandat real përfaqësimi nuk kanë tagër të marrin vendime. Të paktën jo vendime demokratike. Edhe kur përmbajtja e vendimeve të qeverive teknike është më e mirë se e qeverive politike, prap nuk e mbulon papërgjegjshmërinë.

Qeveritë teknike janë maska që mbulon fytyrën e shëmtuar të zullumqarëve politikë. Këta të fundit viktimozohen dhe lajnë duart nga përgjegjësia për ato që kanë bërë.

Në shumë raste lajnë dhe fytyrën përveçse duart e rikthehen prap aty ku ishin me fytyrë në larë…

Qeveria teknike shpreh në thelb një paburrëri politike. Aspirantët për pushtet nuk ndeshen me demin, por me mullarin e kashtës.

Politika ka një moment burrërie: ndjeshjen në një garë elektorale.

Sado e pandershme të jetë kjo e fundit, prap ndeshja është detyrë. Por duhet të ndeshesh me demin jo mullarin.

Kur mund demin e shijon fitoren. Pa dyshim fiton dhe demi, por gara mbetet. Demi e gjen fundin në një garë tjetër.

Në 30 vitet e fundit në Shqipëri, të gjitha gjëmat iu shkaktuan interesit publik nga qeveritë teknike apo tranzitore. Jetë njerëzish, pasuri, kohë e imazh të çmuar kemi humbur kur jemi qeverisur teknikisht apo përkohësisht…

Ndaj mbetem kundërshtar i idesë së qeverisë teknike.

Kjo vlen edhe për situatën aktuale. Në fakt qeveria aktualenë thelb është teknike, sepse në shumicë përbëhet nga njerëz pa identitet të formuar politik.

Të pa votuar që qeverisin edhe ata që u votuan. Pra në një konflikt të përhershëm.

Opozita e sotme në fakt ka betejën politike vetëm me një njeri, atë që quhet ende formalisht Kryeministër. Ky i fundit duhet pranuar që është një manipulator i zoti i opinionit, votës dhe sistemit qeverisës.

Një njeri që për fat nuk është racional mjaftueshëm, të lante duart nga keqqeverisja e tij, duke krijuar një qeveri teknike…

Opozita e sotme duhet të ketë kënaqësi ta mundë këtë njeri brenda kafazit ku është vetmbyllur.

Qeveria teknike vetëm e nxjerr nga kafazi dhe e bën më të rrezikshëm…

Ndaj ska kuptim braktisja e betejës me atë që sundon, për t’u ndeshur me maskat e tij tekniko tranzitore….” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

Preket nga koronavirusi punonjësja e DSHP, zbulohet si u infektua dhe ngrihet alarmi për sistemin e Shëndetësisë

Pasardhëse

Morena harron miliarderin iranian, publikon bisedat me partnerin e saj të ri

Pasardhëse

Morena harron miliarderin iranian, publikon bisedat me partnerin e saj të ri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.