• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është çështje ditësh”, paralajmërimi ‘bombastik’ i Spartak Ngjelës, i nxjerr skandalin e rëndë Sali Berishës: Priten arrestime VIP

6 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të vihet drejtësia. Ai shkruan se ngritja e SPAK është çështje ditësh, ndërsa u shpreh i sigurt që kjo strukturë do ta çojë deri në fund misionin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Ngjela shkruan se Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore.

Analiza e Ngjelës

Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë. Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, me ndihmën e politikës amerikanë, do t’i likuidojë të gjithë me forcën e ligjit.
Pas 25 vjetësh, të shtypur nga korrupsioni i lartë shtetëror, shqiptarët do të kenë shpresë se do të jetojnë me mirëqënie në vendin e tyre.

Por ndërkohë që sundojnë, në 25 vjet, të korruptuarit e lartë kanë shkatërruar gjendjen shoqërore në Shqipëri: kanë sjellë shtetin joligjor, krimin e organizuar antishtet, tregun banal pa prodhim kombëtar, papunësinë; kanë sjellë varfërinë ekstreme shqiptare dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo është vepra e tyre, po pse e bënë?

Në fakt e kanë bërë kryeministrat bastardë dhe të shitur tek armiqtë shekullore të shqiptarëve. Shpejt shqiptarët do t’i dëgjojnë të provuara bëmat e tyre.

Këtë gjendje po kërkon të rregullojë reforma antikorrupsion me ndihmën e politikës amerikanë. Por shqiptarët pyesin: si?

Si do të mund të shpëtojnë ata nga kjo gjendje?

Por këtu del kjo pyetje: çfarë është realisht kjo gjendje, dhe si mund të karakterizohet ajo? Në të vërtetë, kjo është një gjendje pushtimi. Shqipëria e sotme është e pushtuar nga hordhitë e korrupsionit shtetëror.

l.
Shqiptarët vetë, me forcat e brendëshme të intelektit të vet, ishte e pamundur të shpëtonin nga kjo gjendje. Sot, të gjithë ata që dinë të mendojnë mëvetësisht, e shohin përditë mjerimin e imponuar, dhe e kanë kuptuar që janë të pushtuar.

Shqipëria sot është e pushtuar nga krimi shtetëror, nga krimi i rrugës, dhe nga segmente të veçantë të krimit të organizuar.Të tre këta faktorë punojnë në funksion të njëri-tjetrit.
Si?
Krimi shtetëror në Shqipëri, në 25 vjet rresht, qëndron në dy kolona mbajtëse: në qeverinë e korrupruar, dhe në pushtetin gjyqësor të korruptuar (prokurorinë e korruptuar, dhe gjykatën e korruptuar).

Qeveritë e korruptuara, kudo ku kanë sunduar, kanë shkatërruar intelektualizmin në drejtimin shtetëror dhe kanë bllokuar funksionimin e ligjit. E dini pse nuk bën përpara Afrika? Jo se nuk ka pasuri, por se shtetet afrikane ka 50 vjet që i ka pushtuar korrupsioni. Njëlloj si Shqipërinë në 25 vjetët e fundit.

ll.
Në Shqipëri është shkatërruar me kast arsimi i lartë dhe vetë shkollimi i shqiptarëve. Gjithçka është bërë me skemë nga korrupsioni.

Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore.

Administrata e sotme shtetërore është injorancë e ngritur në një sistem antidije dhe antiprofesion.

Kjo e ka sjellë gjendjen administrative të Shqipërisë në një nënpunësi joprofesionale që gjithë ditën vjedh shqiptarët. Paguhet nën dorë nga krimi i rrugës dhe krimi i organizuar, dhe, shkatërron tregun dhe prodhimin shqiptar në funksion të fitimit individual.

Kjo është në vija të trasha arsyeja reale e Shqipërisë së pushtuar nga korrupsioni dhe, pikërisht kjo është administrata injorante e cila është pushtuesja parësore e shqiptarëve.

lll.

Kush është pushtuesi dytësor i shqiptarëve? Pushtuesi dytësor është pushteti gjyqësor- gjykata dhe prokuroria shqiptare. I gjithë ky pushtet në fakt ka sjellë në Shqipëri krimin dhe pasigurinë. Në një vend ku mungon forca e ligjit, sundon krimi. Kur forca e krimit është më e fortë se forca e ligjit, krimi bëhet sundues i shoqërisë
Një administratë e korruptuar që vjedh shtetin, dhe krim i organizuar që dominon tregun, kjo është sot simbioza e shoqërisë shqiptare.

Është kjo simbiozë që njeriut të thjeshte i ka hequr shpresën dhe i ka ndërkallur në shpirt dyshimin për jetën e sigurt. Kurse, edhe rinia ndihet si pa të ardhme.Të dy këta faktorë psikologjikë kanë sjellë dëshirën e shfrenuar për t’u larguar nga Shqipëria.

Po qeveria aktuale?

Kryeministri shqiptar thotë çdo ditë se shqiptarët ndihen të kënaqur. Por, fakti që priret për të mos e treguar gjendjen e rëndë të shoqërisë shqiptare, kuptohet se po luan kundër shqiptarëve dhe interesit të tyre. Domethënë, si gjithë të tjerët, nuk e do zhvillimin e Shqipërisë.

Por, të gjithë këta, a mund ta frenojnë dot reformën antikorrupsion që ka nisur?

E kanë krejt të pamundur. Ekspertiza amerikanë është në aktivitet të plotë sot në Shqipëri.
SPAK-u është çështje ditësh… Kurse politika amerikanë po ushtron forcë politike kundër korrupsionit të lartë.

Paraardhëse

“E përjetova shumë keq”, rrëfehet Lulzim Basha, zbulon arsyen se pse ka hyrë në politikë

Pasardhëse

Lulzim Basha flet si kryeministër, jep zgjidhjen për shëndetësinë, zbulon pagën e madhe për mjekët dhe infermierët

Pasardhëse

Lulzim Basha flet si kryeministër, jep zgjidhjen për shëndetësinë, zbulon pagën e madhe për mjekët dhe infermierët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.