• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Esëll apo pas mëngjesit? Dr. Albana Daka tregon se kur duhet ta pimë kafen: Efektet që ka në trup, sasia që duhet të marrim në ditë

10 October, 2022
në Shëndet
0
363
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që bëjnë pothuajse të gjithë është se e pinë kafen esëll. Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Daka shpjegoi pse kafja duhet pirë pas vaktit të mëngjesit.

“Jo, sepse kafeja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi. Nga shtimi i acidit, fillon djegia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë në ulçerë. Shqetësimet e stomakut fillojnë nga konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhanë kafe është jo më shumë se 3 në ditë. Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rrahjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.

Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë. Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jenë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për efektet që ka kafeina në trup, mjekja shpjegoi se ajo mund të shkaktojë probleme me stomakun, ankth dhe pagjumësi nëse merret në sasi të ekzagjeruar. Siç theksoi doktoresha, personat me hipertension dhe ata që vuajnë nga pagjumësia duhet ta shmangin.

Gjithashtu pijet e gazuara apo energjike që konsumojnë në përditshmëri përmbajnë sasi më të madhe kafeine se sa kafeja, ndaj duhen shmangur. “Pija energjike përmban mesatarisht 2 deri në 3 fishin e kafeinës që përmban një kafe normale. Një kafe normale përmban rreth 90 miligramë kafeinë.

Ndërsa një gotë me pije energjike mund të përmbajë deri në 330 miligramë kafeinë. E afërt me këtë është dhe cola.”, shtoi doktoresha.

Cila është mënyra më e mirë për të marrë kafeinën?

“Kombinimi i një filxhani kafe me një pllakë çokollatë. Kafeinës i shtojnë lëndët që ka çokollata teofilina dhe teobromina, sepse heqin ankthin që jep kafeina. Sa më e pjekur të jetë kafja aq më pak kafeinë ka por është dhe më e shijshme.”, theksoi doktoresha.

Kush duhet ta pijë kafen?

“Kafja është një ritual i përditshëm dhe ka efekt psikologjik, stimulon sistemin nervor. Njerëzit që kanë aktivitet psikologjik, punën rutinë, me vëmendje të përqendruar, një kafe në mëngjes pas në vakti të bollshëm, është i rekomanduar. Ata që kanë tendencë për tension të lartë dhe ata që vuajnë nga pagjumësia nuk rekomandohet sepse ajo do ta thellojë më shumë pagjumësinë.”, përfundoi Dr. Albana.

Paraardhëse

Pajtohen Greqia me Turqinë? Selaniku dhe Izmiri lidhen me linjë detare

Pasardhëse

Rusia nis bombardimet, shpërthime të shumta në Kiev, kryeqyteti mbulohet nga tymi i zi

Pasardhëse

Rusia nis bombardimet, shpërthime të shumta në Kiev, kryeqyteti mbulohet nga tymi i zi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.