Deputeti socialist Ervin Bushati, ka kaluar me sukses koronavirusin. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se prej dy javësh ishte në betejë me Covid-19.
Postimi i plotë:
“#Dita14 – covid negativ
#Respekt dhe #mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve tanë, të cilët çdo ditë punojnë shumë me pacientët e prekur nga Covid-19
E rëndësishme është respektimi rigoroz i protokolleve të miratuara nga MSH.
Ti mund të kontribuosh në kufizimin e përhapjes së #covid19, duke shpëtuar jetë:
Mbaje maskën
Kujdesu për higjienën
Ruaj distancën
Kufizo kontaktet”, – shkruan Bushati.
Diskutime rreth kësaj post