• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

ERTV çmend qeverinë, ministrat vënë në skenë spektaklin grotesk

8 February, 2018
në Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk kishte pasur më parë, dëshmi më të qartë të përçudnimit të qeverisë, sesa një spektakël grotesk i transmetuar në ERTV (Edi Rama Televizion) këtë të mërkurë, ku ishin protagonistë drejtuesit më të lartë të ekzekutivit.

Ishte sa e habitshme, po aq qesharake të shihje zv.kryeministren e Shqipërisë në rolin e moderatores televizive, që lëvizte me mikrofon në dorë duke marrë në pyetje të ftuarit në skenën Pallatit të Kongreseve.

Në panel, ERTV kishte ftuar ministra të tjerë, biznesmenë afër qeverisë, pedagogë të zënë në hall, specialistë e drejtorë të administratës të marrë peng nga vendi i punës, për t’u përdorur si kukulla në një teatër propagandistik.

Salla e Pallatit të Kongreseve ishte plot. Qindra punonjës të administratës e lanë detyrat shtetërore në mesjavë për të ndjekur këtë paradë suksesesh.

Nën drejtimin e moderatores Senida Mesi, talk-show ndërpritej herë pas here nga video të shkurtra në formë publiciteti. Thyhej monotonia kur në ekran shfaqej një ministre që lëshonte sllogane suksesi, pastaj një histori njerëzore ku qytetari gjente zgjidhjen e hallit të çertifikatës, dhe më pas, pamjet bardh e zi të radhëve në sportelet e së shkuarës.

Nuk munguan në transmetim as lidhjet direkte nga terreni, përmes ekraneve gjigande të televizionit, që ishin vendosur në skenë.

Pa mbaruar akoma duartrokitjet për Peleshin, lidhja kaloi tek një tjetër reportere e ERTV-së, Ogerta Manastirliu, të cilën televizioni e kishte dërguar të raportonte nga një qendër shëndetësore.

Mjekët dhe infermierët kishin lënë pacientët të prisnin dhe të mbledhur përreth reporteres-ministre bënin rolin e figurantëve. Personazhi kryesor i mizanskenës ishte një student invalid, që i qëndroi skenarit dhe falenderoi qeverinë.

Në moderimin e Senida Mesit, performanca vazhdoi për më shumë se një orë.

Fill pas kësaj, një pjesë e dytë prej 40 minutash iu dedikua vetëm Edi Ramës, që performoi në një zhanër tjetër, më të vështirë.

“One man show” i përshtatej më shumë pozicionit si pronar. Për më tepër i dha Ramës mundësinë të tregojë edhe njëherë talentin në oratori, ku nuk munguan batutat me publikun, ndërsa ecejakej i shpenguar nëpër skenën e Pallatit të Kongreseve

Histori njerëzore, intervista, lidhje direkte, bisedë në studio… ERTV e pushtoi edhe këtë paradite pjesën më të madhe të televizioneve informative. Në dispozicion ka të gjithë qeverinë. Burimet njerëzore dhe ato financiare nuk janë problem, për sa kohë nuk deklarohen.

Por mjaftonin pak minuta vëmëndje në këtë shfaqje surreale, për të kuptuar se sa më lart të shkosh në nivelet e qeverisjes, aq më të vështirë e ke t’i rezistosh një lajthitjeje kolektive që ka pushtuar ekzekutivin.©Lapsi.al

Paraardhëse

Foto me pullë të kuqe nga hoteli / Gazetarja shqiptare që sfidon Kim Kardashian

Pasardhëse

FOTO: Nga Porsche, te Jaguar! Presidenti rrafshon me buldozer makinat e kriminelëve

Pasardhëse

FOTO: Nga Porsche, te Jaguar! Presidenti rrafshon me buldozer makinat e kriminelëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.