• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: Viti 2023 është viti i studentëve për Tiranën, ja si do të transformohet “Qyteti Studenti” në kampus universitar

4 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa inspektoi punimet për ndërtimin e tre godinave të reja studentore në “Qytetin Studenti”, u shpreh se “Viti 2023 do të jetë viti i studentëve për Tiranën”.

Ai gjithashtu, tha se ky është kantieri i fundit që do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

“Viti 2023, përveçse është viti i Qytetit Europian të Sportit, do të njihet edhe si viti i studentëve për Tiranën dhe investimet e bëra. Investimet nisën vjet, kur mbaroi struktura pritëse në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Kodër-Kamzë. Aty kemi ndërtuar tetë godina fantastike, të projektuara nga arkitekti Vinny Mass, dhe të përfunduara nga Bashkia e Tiranës, me grantin e qeverisë për të rikuperuar pasojat e tërmetit. Te Fakulteti i Inxhinierisë mbaruam godinat, bashkë me kolegët gjermanë dhe KFW-në. Po ashtu, mbaruam investimin tonë te Fakulteti i Mjekësisë. Kemi zgjidhur tre nga katër vatrat e akomodimit të studentëve, ndaj ky është viti kur plotësojmë edhe “Qytetin Studenti”. Këtu kemi tre godina të reja 7-katëshe, me ashensorë, me super dhoma, me të gjitha kushtet. Ndërsa kanë dalë tashmë fituesit e pesë godinave të reja, që do të bëhen me fondin e KFË-së,” u shpreh Veliaj.

Ai zbuloi planin e Bashkisë së Tiranës, për ta kthyer “Qytetin Studenti” në një kampus universitar dinjitoz.


“Dikur ‘Qyteti Studenti’ konsiderohej si periferi e Tiranës, por sot është përqafuar nga urbanizimi. Ka ardhur nevoja që autobusët të kenë hapësirën e tyre, prandaj gjatë shkurtit do të transferohen në Lundër, në Terminalin Lindor. Lajmi i shkëlqyer është se ‘Qyteti Studenti’, duke qenë se ka terrene të lira, nuk do të jetë vetëm një mjedis konviktesh, por do marrë jetë si çdo kampus tjetër universitar në botë, ku edhe fakultetet, edhe hapësirat pritëse, janë bashkë në të njëjtën hapësirë. Shumë shpejt do të prezantojmë konceptet e reja për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik, Shkencat Sociale, pra godinat e reja që do të vendosen këtu“, tha Veliaj.

“Për sa kohë që studentët nuk ka nevojë të futen në trafikun e Tiranës, por do të dalin nga konvikti për të shkuar në fakultet, besoj se do të jetë vërtet një formulë fituese për Tiranën dhe për studentët që vijnë dhe bëhen pjesë e stofit të qytetit. Sa më mirë t’i presim ata në Tiranë, aq më qytetarë dinjitozë do të jemi për Tiranën që duam”, tha Veliaj.

Paraardhëse

A do e ftojë Luiz Ejllin në fushatë për PD-në? Flet ish-kryeministri Berisha: Ai meriton admirimin e shqiptarëve

Pasardhëse

Kryeministri Rama këshillon shoferët: Kujdes kur udhëtoni në zonat malore

Pasardhëse

Kryeministri Rama këshillon shoferët: Kujdes kur udhëtoni në zonat malore

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.