• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj shtron drekë për njerëzit në nevojë: Ka edhe politikanë që mbjellin sherr

9 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
221
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës, shtroi një drekë në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i uroi besimtarët myslimanë, duke shërbyer drekën në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në zonën e Bregut të Lumit.

Kryebashkiaku u shpreh se; Bashkia e Tiranës, do të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke hapur qendra të reja komunitare.

“Kemi ndërtuar një qendër fantastike në Kombinat, do të shtojmë një në Laprakë dhe në secilën prej lagjeve të reja që po ndërtojmë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. Në qoftë se nga fatkeqësia dalim më të mirë seç ishim, do të thotë se fatkeqësinë e kemi kthyer në një mundësi”, shtoi ai.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë u ndal edhe te procesi i rindërtimit, teksa në lagjen e re “5 Maji” familjet e para po hyjnë në banesat e reja.

“Mezi pres të kthehemi në këtë lagje gjithmonë e më shumë të rindërtuar, gjithmonë e më shumë të bukur e të sistemuar. Më vjen mirë që familjet e para kanë hyrë te lagjja e re te “5 maji”, do të vazhdojmë edhe me familjet e tjera”, tha ai.

Veliaj siguroi se edhe familjet që preken nga procesi i rindërtimit, do të kompensohen 100 përqind.

“Edhe për ata që i kishin ndërtuar shtëpitë më herët, do të përfitojnë po aq metra katrorë sa kishin. Duam të sigurohemi që asnjë nuk del i humbur nga përpjekja për të rindërtuar pas tërmetit. Por, do shumë durim dhe shumë besim. Në qoftë se dyshojmë te njëri-tjetri, nëse për çdo gjë vëmë në pikëpyetje njëri-tjetrin, atëherë jemi shoqëri pa besim. E di që ka edhe politikanë që mbjellin sherr, helm dhe ndasi mes nesh – që thonë shtëpitë s’do bëhen kurrë apo shkolla “Sami Frashëri” do ndërtohet në Paskuqan – por këto janë gënjeshtra me bisht. Po të kemi besim te njëri-tjetri, po të ndihmojmë dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin, mund të bëjmë dhe do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, nënvizoi Veliaj.

Gjatë ditës, Bashkia e Tiranës, ka organizuar aktivitete të ndryshme për solidaritet me grupet në nevojë.

Paraardhëse

Kriza politike në Sri Lanka, protestuesit përzënë nga shtëpia liderin e vendit, mësyjnë në rezidencën presidenciale, zhyten në pishinë

Pasardhëse

Protestuesit përzunë presidentin nga rezidenca, jep dorëheqjen edhe kryeministri në Sri Lanka

Pasardhëse

Protestuesit përzunë presidentin nga rezidenca, jep dorëheqjen edhe kryeministri në Sri Lanka

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.