• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj reagon nga qelia: Duan të më dënojnë me 27 vjet burg, ika dy herë në SHBA dhe u ktheva sërish

3 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
252
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes një postimi në “Facebook”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia, ku e cilëson arrestimin e tij si një padrejtësi dhe e krahason me romanin e Kafkës, Procesi.

Në mesazhin e tij, Veliaj shtron pyetjen se përse ndodhet në burg, ndërsa thekson se është dënuar pa prova dhe pa një proces të rregullt gjyqësor.

Ai ironizon akuzat ndaj tij, duke vënë në dukje se dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash që nga viti 2004, në një kohë kur ishte vetëm 25 vjeç dhe nuk kishte njohje me personat e përmendur në dosje.

“Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja”?– shkruan Veliaj, duke kundërshtuar arsyetimin e gjykatës se mund të largohej jashtë vendit për t’iu shmangur drejtësisë.

Ai e përmbyll mesazhin me tone ironike, duke thënë se do të vijojë të flasë në ditët në vijim për akuzat ndaj tij dhe për atë që ai e quan “rrezikshmëria e tij shoqërore”.

Reagimi i Erion Veliajt:

27 vjet vetmi

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:
Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë:

Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

Paraardhëse

Redoni publikon këngën e re “Goca nga Tirana”, a është dedikim për Eglin?

Pasardhëse

Nefi do shkojë në SPAK me 100% siguri, Berisha nxjerr mesazhet e reja për Ballën

Pasardhëse

Nefi do shkojë në SPAK me 100% siguri, Berisha nxjerr mesazhet e reja për Ballën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.