• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj prezanton flotën e parë të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkis së Tiranws brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Tiranës, jo vetëm për ata që përdorin transportin publik.

“Sot hedhim një hap të paprecedentë dhe ndoshta jemi të parët në rajonin tonë me një flotë të gjelbër, diçka që kemi premtuar dhe më vjen mirë që e bëjmë realitet. Është një proces i modernizimit të transportit publik të Tiranës, të nisur që nga koha e Edi Ramës, i lënë pezull 4 vite, dhe sot falë një pune titanike është bërë realitet . Për t’u dhënë një përgjigje atyre që thonë ka shumë trafik: 300 autobusë në Tiranë transportojnë 200 mijë qytetarë, ndërkohë që qyteti ka edhe 200 mijë makina. Imagjinoni pak sikur edhe këto 200 mijë që udhëtojnë me autobusë, të udhëtonin me makina! Atëherë do kishim problem me trafikun.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë: jep edhe ti kontributin tënd! Për sa kohë që duam të jetojmë në një qytet ku janë mundësitë, shkollat, duam të jetojmë në qytetin më të pasur të Republikës së Shqipërisë, qytetin ku ka art, ku ka kulturë, rrjedhimisht marrim përsipër të dalim në 08:00 të mëngjesit për të shkuar në punë, bashkë me 200 mijë të tjerë. Por është zgjedhje personale që për distanca të vogla, dikush merr vendimin të ecë në këmbë ose të marrë autobusin, apo të përdorë biçikletën. Sot jemi në një situatë që ndotja është bërë temë kryesore. Nuk ishte kështu dikur. Por teksa pamë çfarë ndodh kur ka thatësirë, me përmbytjet, tërmetet, pandeminë, teksa pamë çfarë ndodhi edhe në Gjermani, kjo linjë sot është edhe një lloj paqeje që kemi me natyrën,” u shpreh ai.

Veliaj tha se një aktivitet i ngjashëm po ndodh sot edhe në Suedi, ku sapo është futur linja e gjelbër e transportit publik.

“Jemi në të njëjtin hap me shumë qytete të Suedisë dhe shumë përpara disa qyteteve të Ballkanit, por duhet ta ruajmë këtë ambicie deri në fund. Sot kemi flotën e parë elektrike, por janë 6 apo 7 kompani që 50% të mjeteve i kanë elektrike. Nëse vijojmë në këtë drejtim, besoj se do të kemi qytetin me 100% taksi elektrike. Në të gjithë itinerarin e 13.2 km kemi zero ndotje të prodhuar si nga këta autobusë, ashtu edhe nga taksitë elektrike të Tiranës, apo flota elektrike e Policisë Bashkiake. Më vjen mirë që shoh gjithnjë e më shumë kompani, banka, kompani pijesh, që po e transformojnë flotën e tyre në elektrike,” u shpreh Veliaj.

Paraardhëse

“E vërteta tremb shumë”, Spartak Ngjela tregon prapaskenat e takimit të bujshëm

Pasardhëse

Rrëmbeu medaljen e artë në Tokio, Distria Krasniqi jep mesazhin e parë

Pasardhëse

Rrëmbeu medaljen e artë në Tokio, Distria Krasniqi jep mesazhin e parë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.