• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj pret delegacionin belg: Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE

16 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një grup përfaqësues të parlamentit belg, të kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje “Kullën e Sahatit”.

Veliaj tha se Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë, me të cilën kemi edhe një rastësi shumë të bukur: Pas Tiranës, vitin tjetër, Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë qyteti belg i Ghent. Është një mundësi fantastike që, shumë prej atyre punëve dhe përvojave që kemi mësuar nga ky vit i jashtëzakonshëm me një mijë aktivitete, të kemi mundësi t’i transferojmë edhe te miqtë tanë belgë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sfidat i bashkojnë vendet dhe theksoi se, teksa Shqipëria ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, do ketë më shumë gjëra që e bashkojnë me Belgjikën apo shtete të tjera europiane.

“Kur njohim njëri-tjetrin, shumë nga legjendat urbane rrëzohen, sepse kemi një kontakt personal, për të parë çfarë sfidash kemi dhe sa më shumë bisedojmë, kuptojmë se sfidat i kemi të përbashkëta. Pandemia ishte një sfidë e përbashkët, si për Belgjikën, edhe për Shqipërinë. Ne patëm një histori të tmerrshme me tërmetin, po kur i shikon sesi shumë prej këtyre fatkeqësive mund të kthehen në mundësi, ne mund të projektojmë qytete më funksionale, të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri, atëherë kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë”, tha Veliaj.

Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert rikujtoi vizitën e tij të fundit në Tiranë, duke thënë se sot, falë vizionit të kryebashkiakut Veliaj, e gjen kryeqytetin shqiptar krejt të transformuar.

“Dua t’ju përgëzoj për zhvillimin fantastik që ka bërë Tirana si qytet sepse e kam vizituar 8 vite më parë, kur nuk ishte kështu si tani. Politikat progresive tregojnë se ju keni vizionin e duhur për të ardhmen e këtij qyteti, duke e çuar në drejtimin e duhur. Unë jetoj pranë qytetit Ghent, të cilin e përmendët në fjalën tuaj – është një qytet progresiv, që ka ndryshuar shumë. Është po ashtu një qytet i ri me shumë studentë. Janë disa gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Besoj se viti si Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë pozitiv edhe për Ghent-in. Urime”, tha Lachaert.

Paraardhëse

Dashuria nuk njeh moshë, pronari 81-vjeçar i New England Patriots Robert Kraft, martohet me gruan 34 vite më të re

Pasardhëse

Pedagogët nesër bojkot procesit mësimor, Ministrja Evis Kushi mesazh për fillimin e vitit të ri akademik

Pasardhëse

Pedagogët nesër bojkot procesit mësimor, Ministrja Evis Kushi mesazh për fillimin e vitit të ri akademik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.