• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: Me projektet e mëdha ia ndërruam dhe nderuam faqen Tiranës, e kthyem në kryeqendër ballkanike

12 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, në videomesazhin e tij javor për qytetarët e Tiranës, renditi disa nga projektet e mëdha të realizuara vitet e fundit.

“Nuk mund të rri pa përmendur disa projekte të mëdha, që ia ndërruan dhe ia nderuan faqen Tiranës, duke e kthyer në një kryeqendër ballkanike si: Sheshi ‘Skënderbej’, ku ne kemi pasur mundësinë të zhvillojmë një pafundësi aktivitetesh pa makina, i dedikuar për njerëzit; si ‘Pazari i Ri’, që është kthyer në një hapësirë ikonë për Tiranën; ‘Bulevardi i Ri’, që do të jetë Tirana e 100 viteve të ardhshme, si një zgjatim i shtyllës kurrizore të qytetit tonë; Stadiumi ‘Arena Kuqezi’, që me gjithë debatin, sot është kthyer në një hapësirë fantastike, jo vetëm për sport, por edhe për ekonominë lokale; sheshi ‘Italia’; siç është Kalaja, apo Piramida, që presim të hapim; apo si Parku i Liqenit, ku pastruam gjysmën e zaptuar në ish-komunën Farkë dhe ndërkohë shumë shpejt do të hapim Liqenin e Farkës, si mushkëria e dytë e qytetit”, u shpreh Veliaj.

Ai përmendi investimet në infrastrukturën arsimore ku nuk ishte ndërhyrë prej vitesh.

“Vetëm kohët e fundit kemi hapur 43 shkolla të reja, që sot shërbejnë edhe si qendra komunitare, me standarde bashkëkohore europiane dhe me klasa të kodimit dhe teknologjisë, që s’i kemi parë kurrë më parë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë, tha se janë shtuar hapësirat publike dhe ato të gjelbra.

“Përkujdesja ndaj përditshmërisë dhe jetës së shëndetshme ka qenë një mision që e kemi ndjekur në çdo moment të këtij mandati dhe të kësaj skuadre në Bashkinë e Tiranës, përmes hapësirave publike, që janë kthyer në shërbim të komunitetit. Qytet më i pastër, qytet më i gjelbër në secilin cep të Tiranës sonë. Mbjelljes të thuajse 1 milion pemëve, jemi shumë afër rekordit më të madh të mbjelljeve të pemëve në Tiranë, të një transformimi të Parkut të Madh apo të shtimit të korsive të biçikletave, sidomos pas pandemisë, ku kuptuam që jeta aktive dhe ecja, apo vrapimi, apo përdorimi i biçikletës na ndihmon që të mbajmë një Tiranë më të shëndetshme”, shpreh ai.

Gjërat janë më mirë se edhe për ekonominë dhe punësimin tha Veliaj.

“Është rritur ekonomia, është rritur punësimi në qytetin tonë, shpesh edhe përmes aktiviteteve që më përpara nuk i kishim menduar, siç është 4-fishimi i turizmit; zhvillimit të industrisë së ndërtimit, që punëson rreth 100 mijë vetë; industrisë prodhuese, ajo e zhvillimit të bujqësisë. Jemi siguruar që zhvillimi të prekë çdo cep të Tiranës së madhe, duke çuar investime publike me po të njëjtën cilësi, si këtu qendër, ashtu edhe në zonat rurale, duke filluar nga Shëngjergji, deri në Ndroq, edhe nga Krraba deri në Kashar”, u shpreh kreu i Bashkisë.

“Tirana, theksoi Veliaj, ka ditur gjithmonë të jetë bujare dhe mikpritëse, e kurrë nuk është ndarë në të ardhur e vendalinj, ndaj ka ditur të jetë shumë solidare për ata që kanë pasur më pak mundësi dhe më shumë nevojë”.

“Prandaj, në traditën më të mirë të Tiranës sonë, ne kemi synuar që ta forcojmë këtë virtyt, përmes ofrimit të banesave sociale, kredive të buta, çekut të bebes, bursave për nxënësit me 10-ta që janë ekselentë dhe një qeverisje në nivel kapilar përmes administratorëve, jo vetëm administratorët e njësive, po deri në nivelin fundor me administratorët e pallateve, risi që nuk ekzistonin më përpara dhe sot janë bërë pjesë e stofit të Tiranës. Sot kemi edhe një Kartë Studenti që ofron edhe abonenë falas, mbulon 50% të kostos së konvikteve, përtej shumë shërbimeve të tjera në rreth 1500 biznese. Këto konvikte që fola, janë transformuar plotësisht, duke ofruar për studentët kushte shumë herë më dinjitoze dhe ato pak që na kanë mbetur, janë sot kantiere për t’u transformuar”, nënvizoi ai.

Tirana është në rrugën e duhur, tha Veliaj, por lipset që punët e nisura ne t’i çojmë deri në fund, sepse vetëm një skuadër e bashkuar si “Bashkia, Qytetarët dhe Qeveria jonë”, ky trinom që bën që gjërat të funksionojnë, mund të përmbyllë me sukses projektet që ka nisur qyteti ynë”.

Paraardhëse

Letra emocionuese e vajzës së Ferdinand Radit ditën e ndarjes së tij nga jeta: Sa më mungon

Pasardhëse

Solidaritet me të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, “Big Brother VIP”, sensibilizim për të mbledhur ndihma

Pasardhëse

Solidaritet me të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, “Big Brother VIP”, sensibilizim për të mbledhur ndihma

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.