• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj me homologun nga Polonia: Bashkëpunim për ngjarjet kulturore dhe sportive, ftojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, të na bashkohen në Maratonën e Tiranës më 23 Tetor

8 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në takim Jacek Sutryk, kryetarin e Bashkisë së Wrocław, një nga qytetet më të rëndësishme në Poloni, me të cilin diskutoi për të rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, tani që Tirana mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, si dhe për vitin e ardhshëm, ku synon titullin “Qyteti Evropian i Sporteve”.

“Wrocław është një qytet me eksperiencë të jashtëzakonshme sepse ka qenë kryeqyteti Europian i Kulturës, po ashtu edhe një nga qytetet kryesore që ka promovuar sportin. Për Tiranën, që këtë vit është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, dhe vitin tjetër synon të jetë Qyteti Evropian i Sporteve, është një mënyrë e mirë për të marrë eksperiencë. Teksa shikojmë rritjen e numrit të turistëve dhe investitorëve nga Polonia, që përfshihen në aktivitete kulturore dhe sportive, do të thotë se kemi një marrëdhënie shumë të veçantë, që duhet ta kultivojmë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi delegacionin nga Polonia, që të rikthehen në kryeqytetin shqiptar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, e cila do të zhvillohet më 23 Tetor, e ku do ketë pjesëmarrës nga e gjithë Europa.

“Mezi pres të riktheheni këtu për Maratonën e Tiranës, ku do të kemi vrapues jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europa, në një nga manifestimet sportive më të bukura të Tiranës. Shpresoj shumë që raportet mes nesh, tani që kemi edhe një fluturim direkt mes dy qyteteve tona, t’i kultivojmë, sidomos për të rinjtë. Është shumë mirë që gjenerata jonë ka nostalgji nga kohët kur Shqipëria dhe Polonia kishin një raport special me njëri-tjetrin, por ka ardhur koha që këtë raport special, t’ua transferojmë edhe të rinjve tanë, që edhe ata të kenë mundësi të njohin njëri-tjetrin dhe pastaj të jenë aleatë përjetë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Wrocław, Jacek Sutryk tha: “Jam shumë i lumtur për këtë mikpritje dhe që sot nisim një bashkëpunim shumë të rëndësishëm midis Tiranës dhe Wrocław. Wrocław është një qytet tejet i hapur, miqësor dhe në vitin 2016 ne ishim Kryeqyteti Evropian i Kulturës”, shprehet ai.

Paraardhëse

U përfol për lidhje me një sheik nga Dubai, flet Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

Pasardhëse

Ndjekja e leksioneve në Universitetet publike bëhet me detyrim, Ministria e Arsimit publikon vendimin

Pasardhëse

Ndjekja e leksioneve në Universitetet publike bëhet me detyrim, Ministria e Arsimit publikon vendimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.