• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj fut foton e tij në librat shkollor, Partia Demokratike: Ministria e Arsimit të mbajë përgjegjësi

1 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
167
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa arsimi në Shqipëri gjendet në një nga pikat e tij më të dobëta, ku raporti i PISA-s e rëndiste të fundit në rajon, një skandal i vërtetë është zbuluar në tekstet shkollore, pasi në to janë futur fotot e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri, ka postuar një video në “Facebook”, ku në tekstet shkollore të ‘Qytetarisë 3’, në faqen 33, është futur fotoja e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant”, shkruan Xhaferri.

Më tej kreu i FRPS-së, shkruan se Ministria e Arsimit, duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë, për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve.

Postimi i Xhaferrit:

“Të fundit në çdo raport të PISA-s, por MAS kujdeset të fusë fotot e Erion Veliaj në tekstet shkollore të fëmijëve tanë!

Në raportin e PISA-s për aftësitë krijuese i përpiluar në 2022 dhe i publikuar në 2024 nxënësit shqiptar u renditën të fundit në botë, teksa mungesa e vizionit, korrupsioni dhe nepotizmi kanë asgjësuar totalisht arsimin publik, ku sipas vetë shifrave të kësaj qeverie në një dekadë janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare dhe numri i nxënësve në zonat rurale ka rënë me 40%

Pavarësisht kësaj panorame të trishtë me arsimin që sot po nxjerr në masë analfabetë funksional, Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj, i cili shpërdoroi me sektin e tij 55 milionë euro të taksës së arsimit dhe që ka lënë lagje të tëra të Tiranës pa çerdhe dhe shkolla publike, kujdeset që të fusë fotot e tij në librat shkollor, siç veprohej para viteve 1990.

Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant.

Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve”, shkruan ai.

Paraardhëse

Turi dhe Orinda u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë, Ja cfarë i ndodhi çiftit të njohur

Pasardhëse

Festojnë sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushin Donaldi dhe Romeo

Pasardhëse

Festojnë sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushin Donaldi dhe Romeo

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.