• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: “E kemi ndarë mendjen për fitoren me 25 prill, e kemi ndarë mendjen që ta kthejmë Kavajën në një bastion të Partisë Socialiste”

15 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e koordinatorit politik ka theksuar se Kavajën PS do e kthejë në bastion të sajën.

Veliaj thotë se socialistët e kanë ndarë mendjen që më 25 prill do të fitojnë për të përfunduar punët që kanë filluar nga shtëpitë dhe pallatet e rindërtimit tek rrjetet e ujërave të zeza e turizmi modern.

“E kemi ndarë mendjen për 25 Prill, e kemi ndarë mendjen për fitoren, e kemi ndarë mendjen që ta kthejmë Kavajën në një bastion të Partisë Socialiste. Jo për të sunduar, por për të bërë punë; jo për të sunduar, por për t’i dhënë shtëpi të gjithë atyre që ua mori tërmeti; jo për të sunduar, por për të mbaruar ato pallatet për të gjithë ata që dolën të pastrehë; jo për të sunduar, por për të bërë të gjithë rrjetin e ujërave të zeza që të kemi një turizëm modern; jo për të sunduar, por për të mbaruar ato të 7-ta shkollat që djemtë dhe vajzat e Kavajës të kenë të njëjtin shans, si ata që janë në mes të Tiranës apo kudo tjetër në rajonin tonë edhe në Evropë”, u shpreh Veliaj nga Kavaja.

Veliaj shprehu besimin se edhe në Kavajë, ashtu sikurse në shumë lagje të Tiranës, që dikur konsideroheshin bastione të së djathtës, falë punës që është bërë, votojnë sot për PS.

“Pse ju mendoni që gjithë Tirana është e gjitha socialiste? Nuk ka aty njësi që janë edhe ndoshta më të mëdha se gjithë Kavaja, siç ka qenë njësia 11, njësia 8, siç ka qenë Lapraka, Pazari i Ri, zona që i ka pasur ‘gjumi’ bastione. Po falë mirësisë, falë dashurisë, falë bashkëpunimit dhe falë punës ne në Tiranë fitojmë bindshëm edhe tek rrugica e Lul Bashës, edhe tek lagjja e Sali Berishës, kjo është diferenca mes nesh dhe atyre. Unë do të doja shumë që këtu në Kavajë ne realisht të bënim këtë diferencë, të flasim me të gjithë, t’i shtrijmë dorën kujtdo dhe t’i themi që ne jemi fitues, këtë nuk e luan as topi, po nëse dhe ti na jep një dorë, do të kemi një fitore historike për Kavajën edhe për të gjithë Shqipërinë”, theksoi koordinatori politik i PS.

Paraardhëse

Veliaj thumbon nga Kavaja: “Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit?”

Pasardhëse

Mos harroni të merrni çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Pasardhëse

Mos harroni të merrni çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.