• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: Do shtojmë gjelbërimin dhe hapësirat për këmbësorët, duke futur konceptin e qytetit 15-minutësh

19 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizshmëria dhe trafiku në Tiranë, ishte tema e radhës e trajtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në rubrikën e përjavshme, ku ai sqaron me argumente çështje e problematika të qytetit.

Veliaj tha se Tirana rritet çdo vit me dhjetëra mijëra banorë të rinj, çka sjell edhe sfida si ajo e trafikut, për zgjidhjen e të cilit Bashkia e Tiranës ka sjellë konceptin e “demokracisë së rrugës”.

“Po e them troç që në fillim: 20-25 mijë qytetarëve, që na bashkohen çdo vit në Tiranë ne nuk do t’ua vëmë traun, siç kërkojnë të bëjnë disa që i ndajnë qytetarët në të ardhur dhe vendalinj, apo i përqeshin, i përbuzin dhe ata që vijnë. Ne nuk u themi dot qytetarëve as “mos blini makina”. Nuk ndalojmë dot mijëra qytetarë që vijnë çdo ditë edhe nga rrethet në Tiranë, për të dhënë dhe për të marrë shërbime. Në këto kushte, është e pamundur të pretendosh që infrastruktura urbane, pra rrugët dhe transporti publik, t’i përgjigjet me të njëjtin ritëm kësaj shpejtësie të jashtëzakonshme të zhvillimit”, tha Veliaj.

Ai shprehet se kjo sfidë nuk prek vetëm Tiranën, por edhe shumë qytete të zhvilluara europiane, si Milano, Berlini, Londra, apo Parisi.

Madje, sipas tij, paradigma e çuditshme është që, sa më i suksesshëm qyteti, aq më kokëçarje e përditshme është trafiku.

“Ne besojmë tek ajo që quhet “demokracia e rrugës”. Në rrugët tona kalojnë makinat private, kalojnë autobusët, por kalojnë edhe pedaluesit, dhe mbi të gjitha këmbësorët, ata që nuk kanë makina, ose që pëlqejnë të ecin. A duhet që rrugët t’ia kushtojmë vetëm makinave, meqë janë më të mëdha dhe i bien më shumë borisë, apo mos është më e drejtë t’i ndajmë në mënyrë proporcionale për alternativat e ndryshme të lëvizjes, nga ecja e deri tek përdormi i automjeteve”?, pyeti ai.

Veliaj shpjegoi konceptin e “demokracisë së rrugës”, duke marrë shembull “Rrugën e Durrësit”.

“Dikur në ‘Rrugën e Durrësit’, automjetet dhe transporti urban ndanin bashkë të njëjtat korsi, duke mbuluar 60% të hapësirës. Kurse këmbësorët mbeteshin me 40% të hapësirës dhe infrastruktura e biçikletave ishte zero. Sot, ‘Rruga e Durrësit’ ka kaluar në një tipologji tërësisht të re, ku automjeteve u është ndarë më pak hapësirë, pra vetëm 26%, ndërsa transporti urban ka kaluar në 21% korsi të dedikuar. Hapësira e këmbësorëve në fakt mbetet e njëjta, 40% e pa prekur, ndërsa hapësira që ua kemi marrë makinave dhe e kemi kaluar për biçikletat, të cilat sot kanë 13% të hapësirës së lëvizjes, është një ndarje më demokratike e kësaj hapësire të lëvizjes dhe shumë herë më e drejtë se ajo që gjetëm, dhe meqë ra fjala, edhe me një trafik më të lirshëm në ‘Rrugën e Durrësit’”, sqaroi ai.

Por, Veliaj tha se synimi është shtimi i hapësirës për këmbësorët, e kjo aktualisht po realizohet në lagjet e reja, ku po merr jetë koncepti i qytetit ‘15-minutësh’.

“Aty ku kemi pasur mundësi që ta projektojmë një rrugë nga e para, siç është rasti i “Bulevardit të Ri” të Tiranës, ne kemi zbatuar tipologjinë që aspirojnë qytetet e së ardhmes, ku ndarja e hapësirës së lëvizjes është edhe më e barabartë, duke përfshirë edhe hapësira më të dedikuara për gjelbërimin, pra parqe lineare – një element të cilin, Tirana po e sjell çdo ditë e më afër qytetarëve të saj. Automjetet kanë vetëm 20%, pra edhe më pak hapësirë; transporti urban ka 12%, ndërkohë këmbësorët 30%, korsitë e biçikletave 3% dhe gjelbërimi zë hapësirën më të madhe prej 35% në të dy anët e ‘Bulevardit të Ri’”, u shpreh ai.

Ai shtoi se e njëjta gjë po bëhet edhe në Kombinat dhe te “5 Maji”, të cilat janë projektuar si lagje që gërshetojnë që në gjenezë lëvizjen në këmbë, me biçikletë, apo me makinë dhe që reflektojnë konceptin e “Qytetit 15-minutësh”, ku shërbimet dhe nevojat bazike janë të arritshme brenda një distance prej 15 minutash ecje.

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Kiara tregon se çfarë e bëri të dashurohej me Luizin

Pasardhëse

Jeta luksoze e Elseid Hysaj jehonë në mediat italiane

Pasardhëse

Jeta luksoze e Elseid Hysaj jehonë në mediat italiane

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.