• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Eri i Gërdecit

14 March, 2016
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Rudina Xhunga

Nesër, është 15 mars. Si sot, 8 vjet të shkuara, Eri Durda, i lutej të vëllait, Geraldos, t’i jepte biçikletën. I vëllai nuk pranonte, se 8-vjeçarit nuk i arrinin këmbët. Dinte ta ngiste, po rrëzohej dhe ia gërvishte. Ndaj i vogli, i lutej gjithmonë dhe i madhi nuk ia linte asnjëherë.

Këtë sherr bënë dhe atë 14 mars, ditën e verës.

Të nesërmen, në datë 15, kushëriri i kërkoi të shkonin bashkë te fabrika, për t’i çuar ushqimin nënës së tij. “Merr biçikletën, -i tha, -e ngas unë dhe ti hip pas”.

Eri aq donte. Geraldo flinte. Kur të zgjohej ai, biçikleta do të qe në vend. Një xhiro deri në fabrikë dhe vrap në shtëpi. Por në shtëpi nuk u kthye më kurrë.

Pasi çuan bukën dhe po ktheheshin, kushëriri në timon, Eri pas, fabrika shpërtheu. Flaka i kapi fëmijët në biçiklete. I ndoqi dhe i dogji. Eri shpëtoi kushëririn me trupin e tij të njomë. Flaka dogji atë, ndërsa djali që ngiste biçikletën u dogj vetëm në kokë, sepse Eri qe më i vogël dhe nuk arrinte dot ta mbulonte të gjithin.

Atë ditë që Zamira Durda gjeti të birin duke dhënë shpirt, vdiq edhe ajo.

Nëna e dy fëmijëve të tjerë është gjalle, por nëna e Erit, iku bashkë me djalin e vogël. Kur ai i tha, para se të mbyllte sytë, mami më fal, që mora biçikletën pa leje, i plasi shpirti. Eri po e linte këtë botë, fare pa faj, por kërkonte falje.

Kaq ka kërkuar edhe Zamira, këta 8 vjet, qe dikush t’i kërkojë falje.

I morën djalin e vogël, atë që e ka ende dhomën e paprekur, me lodrat e fëmijërisë, me çantën e shkollës, me detyrat me 10-ta, atë që qeshte dhe e bënte te qeshte. Atë që ia thau lotët dhe ia ngriu vështrimin te dera.

Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.

Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.

Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.

Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..

A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë, aq më pak të të mirëkuptojë dhe të largohet kokulur te fëmijët e tjerë. Sepse nëse e beson që ajo do të sillet kështu, atëherë nuk e njeh Zamirën, atë gruan që nuk pret mëshire, dëmshpërblim, as vetëgjyqësi, ajo do drejtësi. Do që dikush ta shohë në sy dhe t’i thotë, më fal. Për atë të voglin që si sot, 8 vjet më parë, po grindej te shkallët e shtëpisë, për biçikletën. Ja këtë bën Zamira, çdo datë 14. Kur ne të gjithë festojmë ditën e verës, ajo ulet te shkallët dhe kujton. Çfarë ka bërë për herë të fundit me Erin, në datë 14 të vitit 2008. Sonte në mbrëmje, do e kem në Dritare. Do e kujtojmë bashkë Erin që tha më fal, kur iku nga kjo botë, nëpër flakë. Erin e Gërdecit.

Paraardhëse

Publikohet videoklipi i Eneda Tarifës “Fairytale”

Pasardhëse

Veliaj: Fokusi te fëmijët, transformojmë sheshin “Skëndërbej”

Pasardhëse

Veliaj: Fokusi te fëmijët, transformojmë sheshin “Skëndërbej”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.