• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan zbutet para Merkel: Turqia synon përmirësimin e raporteve me BE, duhet një faqe e re bashkëpunimi

21 December, 2020
në Botë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më në fund, pas situatës së nderë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara, presidenti turk Erdogan ka ngritur dje flamurin e paqes duke u tërhequr nga retorikat e ashpra.

Në një konference të zhvilluar ditën e djeshme mes tij dhe kancelares gjermane Angela Merkel, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u shpreh se Turqia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian. “Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE”, shkruan DW.

Erdogan gjatë konferencës ka vlerësuar rolin e kancelares Merkel, madje edhe e ka falënderuar për përpjekjet e saj në krijimin e një klime më të butë dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe unionit. Erdogan duket se po bën ç’është e mundur që të ketë një afrim real mes tij dhe Bashkimit Europian, sidomos pas sanksioneve të marra ndaj Turqisë nga Uashingtoni. Një gjë e tillë vihet re edhe kur gjatë një telefonate me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, Erdogan ka shprehur shpresën se BE do të marrë një qëndrim konstruktiv kundrejt vendit të tij dhe se shpreson për bisedime të reja me BE mbi bazën e interesave të përbashkëta.

“Marrëdhëniet duhet të lirohen nga rrethi vicioz aktual”, është shprehur lideri turk. Situata mes Bashkimit Europian dhe Turqisë u tensionua pas veprimeve të marra nga Ankaraja e cila dërgoi anije në detin Mesdhe për kërkime për naftë dhe gaz, në hapësirat para Qipros dhe para ishujve grekë. Kjo u konsiderua si incident diplomatik dhe madje krijoi frikën e një situate që mund të sillte edhe në konflikt të armatosur.

Pavarësisht faktit që u paralajmërua shumë herë për ndërmarrjen e sanksioneve në rast të mos tërheqjeve të kyre anijeve, krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e tyre në Bruksel më 11 dhjetor hoqën dorë nga sanksionet e ashpra për Turqinë dhe hapën rrugën vetëm për masa të reja ndëshkuese ndaj personave dhe sipërmarrjeve të caktuara. Sipas vendimit në samit, sanksionet do të godasin pjesëmarrës të tjerë në kërkimet e kontestuara turke për gaz në Egje.

BE nuk vendosi sanksione kundër degëve të caktuara të ekonomisë apo embargo të armëve. Megjithatë vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk është hequr plotësisht nga axhenda. Po ashtu të papranueshme konsiderohen provokimet në konfliktin për ndarjen e Qipros dhe shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë si edhe përzierja në konfliktin e Nagorni Karabakut.

Masat amerikane ndaj Turqisë

Rreth nja javë më parë, NATO bëri thirrje për një zgjidhje pozitive ndaj Turqisë, pas sanksioneve të SHBA-ve. “Unë u bëj thirrje të gjithë aleatëve të NATO-s dhe Turqisë të kërkojnë nëse ka mënyra për të gjetur një zgjidhje pozitive”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai u bëri thirrje aleatëve të gjejnë një “zgjidhje pozitive” pasi SHBA vendosi të imponojë sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë u bëj thirrje të gjithë aleatëve të NATO-s dhe Turqisë të kërkojnë nëse ka mënyra për të gjetur një zgjidhje pozitive”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. “Më vjen keq që jemi në një situatë ku aleatët e NATO-s duhet të vendosin sanksioneve ndaj njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të hënën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400. Sanksionet që vijnë nën Aktin e Luftimit të Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) shënjestrojnë Presidencën e Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), përfshirë kreun e saj, ?smail Demir, dhe tre zyrtarë të tjerë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, në një deklaratë tha se SSB me vetëdije u përfshi në një transaksion të rëndësishëm me Rosoboronexport, njësia kryesore e eksportit të armëve të Rusisë, duke blerë sistemin e raketave ajrore S-400.

Paraardhëse

Listat për zgjedhjet! Duka e Mediu ultimatum Bashës: Ke afat deri më 31 dhjetor

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, del me mesazhin emocionues (VIDEO)

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, del me mesazhin emocionues (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.