• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan sulmon ashpër Trumpin, vjen deklarata e fortë: Nuk do t’ia arrini, ose do bëhemi, ose do vdesim!

18 August, 2018
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën”.

Presidenti Erdogan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”.

“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’.

“Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t’u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike”, citohet ai nga agjencia shtetëroe turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

“Edhe njëherë theksojmë fuqishëm se nuk do t‘ia arrini, nuk do të mund të ndani popullin tonë, nuk do të mundet të bëni që ezanet tona të heshtin, nuk do të mund të ulni flamurin tonë, nuk do të mund të rrëzoni shtetin tonë. Nuk do të mund ta ndalni ngritjen e Turqisë dhe nuk do të mund të na pengoni që ne të arrijmë objektivat tona. Sepse ne jemi Turqia, sepse ne jemi populli turk, sepse ne jemi muslimanë, ne jemi zëri i përbashkët dhe ndërgjegjja e njerëzisë”, tha Erdogan.

Ndër të tjera duke përmendur operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë me zgjerimin e operacioneve që kanë ndërmarrë me besimin se siguria kufitare e Turqisë fillon nga përtej kufijve.

“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të vendosur t’i eliminojmë në burim kërcënimet nga Siria dhe Iraku që kanë drejtim vendin tonë”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, mesazhi pikëllues i kardinalit në meshë prek të gjithë

Pasardhëse

Ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi llotarinë 1.8 milion paund, e shpenzoi për kokainë rroba dhe dëfrim: Tani kam djalin e sëmurë

Pasardhëse

Ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi llotarinë 1.8 milion paund, e shpenzoi për kokainë rroba dhe dëfrim: Tani kam djalin e sëmurë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.