• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan: Një marinë e fuqishme është më shumë domosdoshmëri sesa një zgjedhje për Turqinë

7 March, 2021
në Botë
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i shtetit turk realizoi një lidhje të drejtpërdrejtë me Stërvitjen Taktike “Atdheu i Kaltër 2021”. “Sivjet ne jemi duke testuar sistemet tona të armëve vendase dhe kombëtare me një stërvitje shumë më të fortë, më gjithëpërfshirëse dhe shumë më të organizuar”, – tha ai nga zyra e punës në Vilën e Vahidedinit.

Duke vënë në pah se Turqia duhet të jetë e fuqishme jo vetëm ekonomikisht e politikisht, por edhe ushtarakisht në fushën e mbrojtjes, Erdogani nënvizoi se posedimi i një marine të fuqishme është më shumë nevojë e domosdoshmëri sesa një zgjedhje për Turqinë.

“Ne s’kemi synime mbi territoret, detin dhe sovranitetin e askujt; po bëjmë përpjekje vetëm për të mbrojtur atdheun tonë dhe të drejtat tona”, – shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij drejtuar personelit ushtarak pjesëmarrës në Stërvitjen Taktike “Atdheu i Kaltër 2021”, lideri turk potencoi gjithashtu se Turqia është sot një prej 3-4 vendeve më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot (dronët).

“Ne kemi eksportuar deri më tani mbi 130 platforma detare të prodhuara në kantieret tona me një kosto që arrin në më shumë se 3 miliardë dollarë. Me Rojën Bregdetare, ne jemi të pranishëm në ujërat tona kontinentale; ndërsa me flotën tonë, ne jemi kudo në botë për paqen dhe qetësinë e të gjithë njerëzimit. Ashtu si në çdo fushë, jemi të vendosur ta çojmë Turqinë në superligën botërore edhe në fushën e detarisë. Kush dominon detet, dominon botën. Me këtë besim, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe rritjes së fuqisë parandaluese/shkëshilluese të Forcave Detare të Turqisë. Ne jemi ndër 10 vendet që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë luftanijet e tyre”, – u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash.

Paraardhëse

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë (VIDEO)

Pasardhëse

Do ndërtojë aeroportin e Vlorës me një investim qindra miliona euro, reagon Bexhet Pacolli

Pasardhëse

Do ndërtojë aeroportin e Vlorës me një investim qindra miliona euro, reagon Bexhet Pacolli

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.