• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdogan konfirmon bisedimet me talebanët dhe tregon vendimin

27 August, 2021
në Botë
0
85
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij ka mbajtur bisedimet e para me talibanët në Kabul dhe shtoi se Ankaraja është duke vlerësuar ofertën e grupit islamik për të operuar me aeroportin e Kabulit. Erdogan tha se bisedimet janë zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke.

“Kemi mbajtur bisedimet e para me talibanët, të cilat kanë zgjatur tri orë e gjysmë. Nëse është e nevojshme, do të kemi mundësi për të zhvilluar bisedime të tjera”, – tha Erdogan. Duke iu përgjigjur kritikave të brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, Erdogan tha se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm.

“Ju nuk mund ta dini se cilat janë pritjet e tyre ose cilat janë pritjet tona pa biseduar”, – tha Erdogan. Turqia ka planifikuar të ndihmojë në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit të Kabulit, por të mërkurën ajo filloi të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.

Erdogan tha se talibanët tani duan të mbikëqyrin sigurinë në aeroport, ndërsa Ankarasë i kanë ofruar mundësinë për të drejtuar logjistikën e tij. Presidenti tha se sulmet vetëvrasëse që ndodhën një ditë më herët në aeroportin e Kabulit, kanë bërë që Turqia të kërkojë më shumë detaje se si do të sigurohet qendra ajrore.

Paraardhëse

Real Madrid hap thesin, Mbappe do të ketë pagë faraonike

Pasardhëse

Almeda dhe Tolgahan zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre (FOTO)

Pasardhëse

Almeda dhe Tolgahan zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.