• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Epidemiologu tregon detajet nga studimi i fundit italian dhe jep lajmin shpresëdhënës: Ky preparat ka rezultuar i suksesshëm

15 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti mëngjesin e sotëm zbuloi disa detaje nga studimet më të fundit në Itali për koronavirusin dhe pasojat e drejtpërdrejta që sjell COVID-19 në organizmin e të infektuarve.

Në një intervistë për “ABC News’, Aliahmeti foli për preparatin mjaft të diskutuar së fundmi heparinën që është aplikuar tek pacientët me koronavirus.

Një gjë e tillë është propozuar nga shoqata e trombozës, dhe siç sqaron mjeku kjo mund të përdoret tek pacientët vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.

“Heparina nuk ndikon tek imuniteti. Shkaqet e vdekjes do i marrim vesh vetëm pasi të fillojnë autopsitë tek personat që kanë pësuar fatalitetin. Në këtë moment ne do zbulonim mekanizmin se si ky vepron duke shkaktuar një vdekje. Dhe këto nisën në Itali para pak javësh dhe 100 rastet e para treguan që shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishte një sëmundje që ne e quajmë kit. Pra formimi i trombeve nëpër enët e gjakut, të cilat ngecin në pulmon dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Si rrjedhim sado oksigjen që ne mund të jepnim përmes intubimit nuk kalonin dot në gjak, pikërisht se gjaku nuk shkon në pulmone. Gjithashtu këto trombe mund të shkojnë edhe në zemër, edhe në tru, si rredhim ky është shkak shumë i njohur i vdekjes”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Ju thoni që heparina mund të jetë një preparat që mund të përdoret në luftën kundër koronavirusit. Apo jo?

Jo mund të jetë ajo është, po përdoret gjerësisht në botë, por po përdoret në rastet e moderuara deri të rënda. Është një mjekim që përdoret për shumë kohësh edhe në Shqipëri, mirëpo është parë pavarësisht se ka një efekt që është një reduktim me 32% të vdekshmërisë te pacientët rëndë, pra 1 në nuk është pak, efekti më i madh edhe dhënë nga shoqata e trombozës është që duhet dhen te pacientët që në ditët e para, pa pritur që ata të jenë rëndë dhe për këtë ka nisur edhe studimi zyrtarisht dje në Itali.

Janë 300 rastet e para që kanë nisur ti studiojnë në Itali apo jo?

Italia ka nisur një studim klinik, ne bazohemi mbi fakte dhe evidenca dhe për këtë ka disa rregulla që duhet të ndiqen. Patjetër Italia duhet ti bëjë këto. Por ndërkohë, kjo shoqatë e cila është shumë prestigjioze jep këtë rekomandim dhe duhet të marrim parasysh se ky preparat është përdorur edhe për komplikacione shumë më të lehta si varicet. Nuk është ndonjë preparat i tipit shumë i çuditshëm. Heparinën e kemi të pranishme, në spital. Por ky informacion ishte për personelin shëndetësor se nuk është ky një preparat në farmaci dhe ne shkojmë dhe e blejmë. Edhe shoqata ndërkombëtare që përmendën i drejtohet mjekëve. Janë ata në fund fare që do të marrin vendimin.

Që të jemi të qartë, se unë dje kam ngulmuar shumë. Nuk bëhet fjalë për vitaminë C që ti shkon e blen dhe e pi. Bëhet fjalë për një preparat që në fund fare është hollues gjaku dhe nëse ti e përdor pa rekomandimin e mjekut, mund ti shkaktosh vetes dëme të tjera?

Po patjetër. Ky është një preparat që parandalon formimin e trombeve, por nga krahu tjetër ka një efekt anësor që duke holluar gjakun, mund të shkaktojë gjakrrjedhje. Pra është mjeku ai që e vendos për ta përdorur ose jo.

Është vënë re që reagimi i trupit ndaj koronavirusit është i tillë që për tu mbrojtur, krijohet mpiksja e gjakut dhe shumë njerëz që preken nga Covid-19 preken nga infarktet, hemoragjitë cerebrale ose gjëra të tilla. Kjo do të thotë që heparina në këtë rast ndihmon. Mund të na e shpjegosh pak nga ana klinike çfarë ndodh?

Heparina nuk ndikon tek imuniteti. Shkaqet e vdekjes do i marrim vesh vetëm pasi të fillojnë autopsitë tek personat që kanë pësuar fatalitetin. në këtë moment ne do zbulonim mekanizmin se si ky vepron duke shkaktuar një vdekje. Dhe këto nisën në Itali para pak javësh dhe 100 rastet e para treguan që shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishte një sëmundje që ne e quajmë kit. Pra formimi i trombeve nëpër enët e gjakut, të cilat ngecin në pulmon dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Si rrjedhim sado oksigjen që ne mund të jepnim përmes intubimit nuk kalonin dot në gjak, pikërisht se gjaku nuk shkon në pulmone. Gjithashtu këto trombe mund të shkojnë edhe në zemër, edhe në tru, si rrjedhim ky është shkak shumë i njohur i vdekjes dhe heparina është përdorur prej dekadash.

Në protokollin e shërimit të sëmundjes në raste të veçanta duhet të fusim edhe heparinën dhe këtë mund ta fusim përpara se pacienti të shkojë në një situatë të komplikuar si një masë mbrojtëse?

Sipas algoritmit të dhënë nga shoqata është tek të gjithë pacientët, që nuk kanë probleme të koagulimit pa pritur që këta pacientë të bëhen rëndë.

Paraardhëse

Epidemiologu i njohur zbulon çfarë ndodh me ata persona që infektohen për herë të dytë nga COVID-19

Pasardhëse

Ylli Manjani bën deklaratën e papritur për Ramën: Do thotë jam me Covid-19

Pasardhëse

Ylli Manjani bën deklaratën e papritur për Ramën: Do thotë jam me Covid-19

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.