• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Epidemiologu i njohur zbulon çfarë ndodh me ata persona që infektohen për herë të dytë nga COVID-19

15 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Artan Simaku, mjek epidemiolog, thotë se nuk pritet që në një kohë të afërt, të ketë heqje të masave kufizuese për COVID-19. Ai nënvizon se, për moshën e tretë dhe nxënësit do të ketë kufizime pasi shihen si dy grupet më të rrezikuara.

“Nuk pritet që të lehtësohen në të ardhmen e afërt, por lehtësimi i masave do të vazhdojë me pikatore. Karantina për grupet me risk të popullatës siç janë mosha e tretë dhe shkollat do të vijojë. Javë pas jave do të shihen grupet që mund të pësojnë një lehtësim” shpreh z. Simaku.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka pasur 8 të infektuar të rinj, 16 të shëruar, ndërsa në total deri tani janë shënuar 24 viktima. Doktori thotë se, e rëndësishme është që trendi është në rënie dhe duhet vijuar survejanca e përforcuar dhe nga ana tjetër nuk ekziston shqetësimi që ishte në fillim të pandemisë se numri i të prekurve mund të rritej.

Duke folur në ‘Ilva Now’, z. Simaku tha nga ana tjetër, se është konfirmuar që koronavirusi merret jo vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë, por dhe nga kontakti me sipërfaqe të kontaminuar apo të infektuar. Por nga veshjet nuk është vërtetuar akoma.

Për sa i takon rasteve të prekur rishtas nga COVID-19, epidemiologu tha se, në herën e dytë virusi shfaqet me simptoma më të lehta. “Janë raportuar nga Koreja e Jugut dhe Kina për pacientë që janë prekur sërish nga COVID-19. Ata që preken për herë të dytë nuk e kalojnë në të njëjtën formë, por në formë më të zbutur, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga OBSH”, u shpreh ai.

Lidhur me strategjinë që duhet ndjekur, doktori tha se, strategjia kryesore është testimi i rasteve dhe gjurmimi i kontakteve, strategji që rekomandohet në fazën e karantinës ndërsa me daljen nga karantina duhet të shihet mundësia e testeve më të gjera.

Paraardhëse

“Virusi është kudo”, mjeku i njohur Genc Sulçebe: Piku kaloi, por ja pse rrezikohemi

Pasardhëse

Epidemiologu tregon detajet nga studimi i fundit italian dhe jep lajmin shpresëdhënës: Ky preparat ka rezultuar i suksesshëm

Pasardhëse

Epidemiologu tregon detajet nga studimi i fundit italian dhe jep lajmin shpresëdhënës: Ky preparat ka rezultuar i suksesshëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.