• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti apel të fortë qeverisë: Të gjitha bashkitë përfshirë edhe Tiranën duhet të jenë të gjelbra, ja arsyeja pse

14 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka hedhur tezën se të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra.Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori ka argumentuar se përse qytetet si Tirana apo Kruja, të cilat sot janë brenda perimetrit të kuq, duhet t’u rikthehen normalitetit.

“Sipas vendimit normativ të Gjermanisë, që të shënohesh ‘zonë e kuqe’ do të thotë të kesh të paktën 50 raste të reja për 100.000 banorë në një javë. Po përdor indikatorin e Gjermanisë, pasi për Shqipërinë nuk është bërë publik informacioni mbi indikatorin e përdorur për të caktuar një bashki të kuqe apo të gjelbër.

Asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk i përmbush këto kushte. Pra, sipas standardit të Gjermanisë, të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra.

Nisur nga numri i banorëve, numri minimal i rasteve për ‘bashkitë e kuqe’ është: Tirana: duhen 247 raste/javë dhe ka 21 raste (8.5%); Kamza: duhen 52 raste/ javë dhe ka 9 raste (17.3%); Shkodra: duhen 100 raste/javë dhe ka 6 raste (6.0%); Fieri: duhen 145 raste/javë dhe ka 5 raste (3.4%); Kruja: duhen 30 raste/javë dhe ka 14 raste (46.7%). Bashkitë e çuditshme të kuqe: Durrësi: duhen 88 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%). Kurbini: duhen 23 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%). Megjithatë, asnjë nga bashkitë e mëdha nuk duket të jetë afër pragut kritik.

Lirimi i masave po shoqërohet me mosrritje të rasteve të reja. Ky është një lajm shumë i mirë”, – ka shkruar epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Lidhur me atë që po ndodh sot në botë, ku disa vende janë më të goditura nga pandemia dhe disa më imune, doktor Alihmehmeti ka argumentuar se kjo mund të jetë për shkak të moshës mesatare të popullsisë, bujës mediatike, politikave të vaksinimit, por edhe faktit që popullata në vendet e varfra është më e ekspozuar ndaj viruseve, për pasojë sistemi imunitar më i përgatitur.

“Ky model i përhapjes shpjegon edhe fokusimin kaq të lartë politik dhe mediatik, duke qenë se shtetet e prekura kryesisht nga COVID-19 janë njëkohësisht edhe ato që kontrollojnë politikën dhe informacionin në nivel botëror. Ky paradoks shëndetësor mund të shpjegohet mbi bazën e një imuniteti më të lartë në shtetet dhe krahinat më pak të zhvilluara, duke qenë se sistemi imunitar i popullatës në to është vazhdimisht në kontakt me viruse dhe baktere të ndryshme. Hipoteza ka të shumta, duke përfshirë edhe regjimet e vaksinimit, por janë të gjitha ende nën studim dhe jemi në pritje të rezultateve që ende nuk janë në dispozicion.

Më pas të mos harrojmë diferencat madhore të moshave ndërmjet shteteve të ndryshme. Të gjithë tashmë e vërejmë qartë që COVID-19 godet kryesisht moshat më të mëdha. Si rrjedhojë, sa më e re popullata, aq më i ulët problemi i shkaktuar nga COVID-19. Si shembull mund të përmendim që Italia e ka moshën mediane 46.5 vjeç, Shqipëria 34.3 vjeç, ndërsa Republika Demokratike e Kongos e ka 16.7 vjeç. Pra, nuk ka asnjë diskutim që mosha më e re ka vepruar si element mbrojtës në shumë shtete me popullatë në moshë të re”, – tha Alimehmeti.

Paraardhëse

Imunologu italian zbulon edhe sa kohë i ka mbetur koronavirusit

Pasardhëse

Anglia bën hapin e madh, bëhet gati testi që do e shpëtojë botën nga izolimi

Pasardhëse

Anglia bën hapin e madh, bëhet gati testi që do e shpëtojë botën nga izolimi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një...

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.