• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Enver Bytyҫi: Festim si gjatë 50 viteve diktaturë, me retushim të aktorëve dhe personazheve historike

31 July, 2022
në Kryesore, Opinion
0
110
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Enver Bytyçi

 

U festua me shumë bam-bame ajo që u konsiderua 100- vjetori i lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po të isha unë organizator i kësaj feste, do të bëja diçka të thjeshtë, pa shumë vëmendje. Kjo për disa arsye:

Së pari, vërtet 28 korriku ishte 100-vjetori i lidhjeve diplomatike, por janë vetëm 49 vite marrëdhënie diplomatike. Në vitet e pushtimit nazi-fashist dhe të diktaturës SHBA-të nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Shqiperinë. Kjo kap një periudhë prej 51 vitesh. Prandaj dhe është e diskutueshme nëse duhet të konsiderohet 100 vjetor apo 49 vjet lidhje të përbashkëta midis dy vendeve.

Lidhjet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve u realizuan në vitin 1922, kur kryeministër dhe arkitekt i këtyre lidhjeve ishte Ahmet Zogu. Në vitet e Mbretit Zog I këto marrëdhënie ishin të shkëlqyera. Por asnjë aktivitet përkujtimor i këtyre ditëve, aq me pak ne takimin e kryeministrit dhe miting-koncertin e datës 28 korrik, nuk promovoi këtë fakt! Gjithçka u fokusua te kulti i Edi Ramës! E nëse edhe ditëlindja e babës tim do t’i shërbente kultit të Ramës, ose dikujt tjetër, nuk do isha dakord të festohej! U duk sikur i gjithë organizimi i festës(ave) po i shërbente pushtetit të pakufizuar të kryeministrit shqiptar! Madje edhe fotot u shiten si të tilla! Nëse festohej 100 apo 49-vjetori i lidhjeve diplomatike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, atëherë duhej shënuar pa frikë e vërteta historike se vizita e George W. Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 është pika kulmore e këtyre marrëdhënieve.
Po ashtu vizitat në Shtëpinë e Bardhë të presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë. Apo akti i pranimit në NATO të Shqipërisë. Nuk ka event tjetër të këtyre përmasave në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por këto ngjarje u fshinë nga kujtesa përkujtimore për arsye të politikës ditore. Një ngjarje perkujtimore që nuk i përmbahet së vërtetës është demagogji! Të tilla shqiptarët kanë festuar me qindra gjate 50 viteve diktaturë. Me retushim të aktorëve dhe personazheve historike. E njëjta gjë ndodhi në rastin e përkujtimit të ditës kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike me Amerikën. Pa asnjë dyshim, edhe nëse kjo datë festohet çdo vit, ajo i bën mirë kujtesës historike të shqiptarëve. Por kur humbet objektiviteti dhe e vërteta fshihet pas vendimeve “non-grata”, atëherë një festë e tillë kthehet në të kundërtën e efektit të saj, për të cilin është nisur të zhvillohet! Historia është e pamëshirshme, nuk fal as më të fuqishmin! Prandaj dhe diplomacia duhet të jetë më fleksibel./Syri

Paraardhëse

Ish-kryeministri Berisha ironizon Ramën: Padrino me të birin, mirë ti biri im, mbështet kokën në gjoksin tim, po unë ku do ta mbështes?

Pasardhëse

Dhërmiu braktiset nga pushuesit edhe në fundjavë, shkak çmimet e kripura

Pasardhëse

Dhërmiu braktiset nga pushuesit edhe në fundjavë, shkak çmimet e kripura

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.