• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Enigmat e pazgjidhura të historisë

19 December, 2015
në Kuriozitete
0
enigmat e pazgjidhura të historisë
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Enigmat e pazgjidhura të historisë

Shumë gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën janë mbuluar nga misteret, duke krijuar kështu një terren të përshtatshëm për zhvillimin e legjendave të ndryshme urbane, që janë shumë të frikshme


DB Cooper

Më 24 nëntor të vitit 1971, DB Cooper kishte rrëmbyer një aeroplan ‘Boeing 727’ në hapësirën ajrore në mes të Portlandit dhe Sietëllit, duke kërkuar një kundërshpërblim për dorëzimin e aeroplanit dhe një parashutë për të ikur, duke pretenduar se kishte një bombë në çantën e tij. ai kishte marrë haraçin prej 200.000 eurosh dhe kishte kërcyer nga aeroplani me parashutë, për të mos u parë kurrë më. Përkundër faktit që pas tij ishin vënë disa dhjetëra njësi të FBI-së, askush nuk kishte dëgjuar më nga DB Cooper-i, që përbën kështu rastin e vetëm të pazgjidhur të rrëmbimit të aeroplanëve në historinë e SHBA-së.

Vrasësi Zodiak

Për dhjetë muaj të tërë, në fund të viteve të 1960-a, Kalifornia veriore dhe e gjithë pjesa e Gjirit të San-Franciskos, ishin terrorizuar nga një vrasësi serik, të cilin autoritetet e kishin pagëzuar me emrin Vrasësi Zodiak. Dhe, sot e kësaj dite, ende askush nuk e di identitetin e vërtetë të këtij vrasësi. Autoritetet kishin pranuar katër letra të koduara, në fund të të cilave shkruante se ato vinin nga ky vrasës, megjithatë vetëm njëra prej tyre ishte deshifruar, letër në të cilin flitej për etjen që ky vrasës kishte për gjakun e njerëzve. Tri letrat e tjera kanë mbetur mister.

enigmat e pazgjidhura të histor

Disku misterioz

Në vitin 1908, arkeologu italian, Luigi Pernier, kishte zbuluar një disk misterioz në Pallatin Minoan, në Faistos të ishullit grek, Krete. Disku në fjalë, që është i punuar nga llaçi i nxehur, përmban një sërë hieroglifësh të panjohur dhe vazhdon të jetë njëra nga enigmat më të mëdha në fushën e arkeologjisë. Shkencëtarët besojnë që disku në fjalë daton nga mileniumi i dytë para lindjes së Krishtit dhe thonë që mund të përmbajë të dhëna në lidhje me një civilizim të përparuar, pasi që civilizimi i Minoanit njihet si civilizimi i parë i organizuar në histori.

enigmat e pazgjidhura të historisë

Anija ‘Mary Celeste’

 ‘Mary Celeste’ ka qenë një anije amerikano-britanike, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë njëri nga misteret më të mëdha në botë. Më 4 dhjetor të vitit 1872, ‘Mary Celeste’, në mënyrë misterioze, ishte shfaqur në brigjet e Gjibraltarit. Anijes i mungonte vetëm një varkë shpëtimi dhe i gjithë ekuipazhi – dhjetë persona. Misteri këtu është se në anije kishte ushqim dhe pije për edhe të paktën gjashtë muaj, të gjitha gjërat e ekuipazhit ishin në vend dhe anija nuk kishte as edhe një dëmtim të vetëm, pasi që në atë periudhë nuk kishte pasur as stuhi. Asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit nuk është gjetur deri më sot.

auto_zodiac41446395861
Paraardhëse

Si u bë iPhone kaq i suksesshëm?

Pasardhëse

Më 11 shtator avionët nuk ishin të vërtetë!

Pasardhëse
Më 11 shtator avionët nuk ishin të vërtetë!

Më 11 shtator avionët nuk ishin të vërtetë!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.