• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Energjia elektrike arrin çmime rekord në bursa, KESH merr vendimin drastik

26 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
291
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursë, ku gjatë se premtes një megavat po shitet me mbi 750 euro në orar piku. Ndërkohë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka anuluar përsëri tenderin për të blerë energji për fundjavën. Aktualisht KESH po plotëson nevojat e furnizimit të konsumatorëve shqiptarë vetëm nga prodhimi vendas.

Mësohet se vendimi për të anuluar tenderin për periudhën 27-28 gusht ka ardhur si pasojë e çmimeve rekord që janë shënuar në bursa.

KESH bën me dije shifrat e rritjes së çmimit të energjisë janë 7 herë më të larta se një vit më parë dhe bën apel për kursim nga qytetarët.

Për shkak të prodhimit të lartë të energjisë për të plotësuar nevojat e vendit, niveli i ujit në Fierzë është ulur ndjeshëm duke arritur në 273.7 metra. Ky rezulton se është një nivel nën mesataren shumë vjeçare për këtë periudhë.

Kjo situatë tregon se kriza energjitike po thellohet ndërsa qeveria ka paralajmëruar se që prej muajit tetor do të rikthehet fasha për faturimin e qytetarëve. Familjarët që do të shpenzojnë më shumë se 800 kilovator do të detyrohen të blejnë energjinë elektrike me çmim tregu e cila është deri në 4 herë më shtrenjtë.

Kriza energjitike ka prekur një sërë vendesh të rajonit dhe Europës ndërsa ekspertët parashikojnë se gjatë vjeshtës dhe dimrit situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Për shkak të vështirësive Maqedonia e Veriut shpalli gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë për 30 ditë.

Ndërkohë që Kosova pak kohë më parë nisi kufizime disa orëshe të energjisë elektrike.

Paraardhëse

Hakmarrja brenda Partisë Demokratike vazhdon të thellohet, Berisha shkarkon Enkelejd Alibeajn: Ja kush do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PD

Pasardhëse

“Rama, meriton çmim për fasadat, gënjeshtrat dhe propagandën!” Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Ja keni kaluar propagandës së shpifur të socializmit

Pasardhëse

“Rama, meriton çmim për fasadat, gënjeshtrat dhe propagandën!” Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Ja keni kaluar propagandës së shpifur të socializmit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.