• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Emrat e 400 studentëve që u janë njohur diplomat

11 May, 2017
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Arsimit ka publikuar listën e 400 studentëve që u janë njohur diplomat. MAS thotë se të gjithë të rinjtë duhet të tërheqin diplomën e njehsuar.

Gjithashtu MAS sqaron procedurën si  bëhet njehsimi i diplomave.

Në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare në MAS. Dokumentacioni i dërguar me postë depozitohet në Sektorin e Protokollit në MAS, ku merr dhe numrin e regjistrit përkatës. Në rastet kur aplikimi kryhet vetëm hard-copy, Sektori i Protokollit regjistron dhe hedh të dhënat në sistemin online. Në përfundim të procedurës Sektori i protokollit i dërgon me e-mail aplikantit username dhe passwordin e tij, të krijuar gjatë procesit të hedhjes së të dhënave.

Aplikanti bën ndryshimin e passwordit online.

Verifikimi i dokumenteve

Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës në rastet kur këto dokumente nuk janë të pajisur me Vulë Apostille/Legalizim, apo nuk janë të legalizuara në vendin e origjinës sipas përcaktimeve në këtë udhëzim, si dhe në rastet e dokumentacionit të lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse. Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës, shkruan Shqiptarja.com.

Sektori kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo europiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës.

Procedurat

Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave, në përbërje të të cilit janë nëpunës të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS dhe drejtohet nga drejtori i kësaj drejtorie.

Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit  përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.

Paraardhëse

Champions, Real në finale me Juventusin

Pasardhëse

Në Novoselë do ndërtohet aeroporti i dytë i Shqipërisë

Pasardhëse

Në Novoselë do ndërtohet aeroporti i dytë i Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.