• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

EMRAT/ 60 gjyqtarë e parë që do kontrollohen nga vetting-u

29 December, 2016
në Aktualitet
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Javët dhe muajit e parë të vitit 2017 do të shënjohen nga identifikimi, dokumentimi dhe më pas nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë.

Nuk ka një afat të përcaktuar për nisjen dhe përfundimin e procesit të Vetingut, por ligji ka parashikuar gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët do t’i nënshtrohen të parët skanerit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me botën e krimit dhe aftësitë profesionale.

Pika 4 e nenit 4 të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligj i cili u konfirmuar fillimisht nga Komisioni i Venecias dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese, parashikon që, procesi i Vetingut do të nisë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Më pas, në sitën e Vetingut do të kalojnë gjyqtarët e gjykatave të apelit, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe krerët e gjykatave dhe prokurorive. Konkretisht, ekspertë nga SHBA dhe BE, në koordinim me anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit, do të marrin në dorë dosjet e pasurisë dhe të dhënat për lidhje me krimin, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nisur nga hierarkia, Vetingu do të nisë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deden, për të vijuar me Vladimir Kriston, Vitore Tushajn, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxhën, Gani Dizdarin, Besnik Imerajn dhe Fatos Lulon. Pjesë e subjekteve të para që do t’i nënshtrohen Vetingut, do të jetë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Kreu i organit të akuzës duhet të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor në të kundërt mund të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit.

Gjykata e Lartë

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë gjithashtu prioritet i Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA-BE. Ndryshe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë deklaruar pasuri të “çmendura”, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa anëtarë të kësaj gjykata, e cila që nga themelimi i saj nuk ka dënuar qoftë edhe një zyrtar të juridiksionit fillestar, janë identifikuar si njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë. Në këtë kuadër, kontrolli i ligjshmërisë së pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mund të prodhojë edhe surprizat e para. Në sitë do të kalojnë Mirela Fana, Arjana Fullani, Tom Ndreca, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Andi Çeliku, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi etj.

Dorëheqjet e para

Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë priten në gjykatat e apelit për disa arsye. Së pari, gjykatat e apelit janë identifikuar nga ndërkombëtarët si qendra e gravitetit të korrupsionit në gjyqësor. Së dyti, numri më i madh i gjyqtarëve me pasuri të dyshimtë është pjesë e gjykatave të apeli. Si rrjedhojë, gjyqtarët në fjalë janë natyrshëm më të ekspozuar ndaj botës së krimit. Ndërkaq, neni 56 i ligjit të Vetingut parashikon që gjyqtari ose prokurori ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. “Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare”, thuhet në ligj.

 Vetingu

Procesi i Vetingut do të nisë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të vijuar me krerët e gjykatave dhe prokurorive në të gjithë vendin.

Dorëheqjet

Dorëheqjet më masive në sistemin e drejtësisë priten në gjykatat e apelit për disa arsye. Së pari, gjykatat e apelit janë identifikuar si qendra e gravitetit të korrupsionit në gjyqësor, ndërsa kanë numrin më të madh të gjyqtarëve me pasuri të dyshimtë. (Shqiptarja.com)

 Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kontrollohen të parët

Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese, kryetar

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Vitore Tusha, anëtare, Gjykata Kushtetuese

Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese

Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese

Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese

Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese

Fatos Lulo, Anëtar, Gjykata Kushtetuese

Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë, kryetar

Ardian Dvorani, Gjykata e Lartë

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj, Gjykata e Lartë

Majlinda Andrea, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Medi Bici, Gjykata e Lartë

Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë

Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë

Artan Zeneli, Gjykata e Lartë

Admir Thanza, Gjykata e Lartë

Tom Ndreca, Gjykata e Lartë

Artan Broci, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Dhurata Haveri, Krimet e Rënda

Nure Dreni, Krimet e Rënda

Gjovalin Përnoca, Krimet e Rënda

Saida Dollani, Krimet e Rënda

Dhimitër Lara, Krimet e Rënda

Fehmi Petku, Krimet e Rënda

Sokol Binaj, Krimet e Rënda

Amarildo Laçi, Krimet e Rënda

Bardhyl Dhama, Krimet e Rënda

Ardit Mustafaj, Krimet e Rënda

Sandër Simoni, Krimet e Rënda

Gurali Brahimllari, Krimet e Rënda

Albana Boksi, Krimet e Rënda

Luan Hasneziri, Krimet e Rënda

Flora Hajredinaj, Krimet e Rënda

Metush Saraçi, Apeli

Entela Prifti, Apeli

Shkëlqim Miri, Apeli

Astrit Kalaja, Apeli

Agim Bendo, Apeli

Fuat Vjerdha, Apeli

Petrit Çeno, Apeli

Petraq Dhimitri, Apeli

Vasil Hanxhari, Apeli

Astrit Haxhialushi, Apeli

Valdete Hoxha, Apeli

Prokurorët

Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

Besim Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë për Krimet të Rënda

Artan Bajrami, kreu i Prokurorisë së Apelit për Krimet të Rënda

Dritan Peka, kreu i Prokurorisë së Apelit Tiranë

Ferdinand Elezi, kreu i Prokurorisë së Apelit Durrës

Altin Binaj, kreu i Prokurorisë së Apelit Vlorë

Elvin Gokaj, kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër

Irma Balli, kreu i Prokurorisë së Apelit Korçë

Alfred Agolli, kreu i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

Paraardhëse

Bregu: Vendimi i KQZ, lajmi më i mirë kundër atyre që hyjnë në politikë nga karriera kriminale!

Pasardhëse

U hiqet mandati i deputetit, ja kush zëvendëson Selamin dhe Tahirin

Pasardhëse

U hiqet mandati i deputetit, ja kush zëvendëson Selamin dhe Tahirin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.