• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Emision i neveritshëm”, Rama intervistë në “Corriere” për dokumentarin e “RAI 3”: Ndërhyra për të mbrojtur vendin tim nga paragjykimet

26 April, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon mendim për etiketimin “Emision i nveritshëm” të bërë si formë proteste ndaj reportazhit të Report për RAI-in mbi paktin e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një intervistë të gjatë për Corriere della Serën, kryeministri shqiptar nuk jep asnjë shenjë zbrapsje nga qëndrimi i tij, i bindur deri në fund, se pakënaqësia e gazetarëve të medias publike italiane me shefen e ekzekutivit të tyre, Giorgia Meloni, bëri “kokë turku” edhe Shqipërinë.

“Për fat të keq, unë atë fjalë nuk mund ta fshij. As vetë inteligjena artificiale nuk gjen dot një fjalë tjetër e cila ta përshkruajë më mirë atë episod. Dua të sqaroj megjithatë se nuk kam protestuar”, thotë kreu i ekzekutivit.

Por ju i telefonuat Corsinit, i kujton gazetarja Monika Guerzoni. Rama e ka përgjigjen gati.

“I komunikova shërbimit publik një fakt shumë të rëndë, për të cilin në të kundërt nuk do të ishte informuar”.

Intervista e plotë:

Pyetje: A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, sado miqësor, të bëjë presion ndaj televizionit shtetëror? Partitë që kundërshtojnë qeverinë Meloni e quajnë këtë një skandal.

Rama: Përpara se të merren me natyrën e fjalës sime dhe të flasin për skandale, miqtë e mi të dashur të opozitës italiane duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme si kur flitet për shërbimin publik italian,ashtu edhe kur bëhet fjalë për institucionet publike shqiptare dhe njerëzit që i përfaqësojnë ato. Unë nuk kam as mjetet dhe as qëllimin të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Por kam ndërkohë detyrën të mbroj vendin tim nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, i krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Pyetje: A nuk është e vërtetë se puna në qendrat e paraburgimit të emigrantëve është shumë prapa me planin? Dhe se shpenzimet 650 milionë euro që priten në pesë vjet, janë fryrë në një miliard?

Rama: Po cfarë lidhje kanë me ne polemikat tuaja të brendshme lidhur me flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë. Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithshëm i qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali më shumë se dhjetë vjet më parë me paktin për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje të pakuptueshme duheshin thënë gënjeshtra dhe të eksportoheshin shpifje nga Shqipëria në Itali, për t’u hedhur në sytë e publikut të Reportit si ato gurët që i leshoheshin shtrigave?

Pyetje: Ish-avokati i krimit Enjell Agaci, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe që sot është sekretar i përgjithshëm i qeverisë së tij, është njeriu kyç i protokollit apo jo?

Rama: Kundër Agacit, ka pasur një furi joracionale. Përtej dëmit, edhe tallja. Pasi censuruan pyetje-përgjigjet e kërkuara nga programi ndaj Sekretari të Përgjithshëm dhe të cilave ai pranoi që tu përgjigjej… pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gabim i rëndë për t’u gëlltitur në heshtje.”

Pyetje: Një formë kompensimi ishte arsyeja përse i kërkuat drejtuesit të Report, Sigfrido Ranucci, mundësinë që të përgjigjeshit me një intervistë live?

Rama: “Nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërblim. Të enjten shkëmbeva një mesazh miqësor me drejtuesin Ranucci, pasi publikova në ‘X’ reagimin tim ndaj një ndërhyrjeje të tij në një television shqiptar. Ndoshta do t`ia arrijmë më në fund t`i japim vlerë arsyeve tona në programin e tij, pa u censuruar”.

Pyetje: Meqë ra fjala, çfarë mendoni për censurën e Scuratit nga Rai?

Rama: “Nuk i di detajet e çështjes”.

Pyetje: Megjithatë, duhet të dini detajet e marrëveshjes për dëbimin e emigrantëve të nënshkruar me Melonin. Do të kushtojë shumë para dhe nuk do të zgjidhë asgjë? Edhe ju vetë, kryeministër e keni pranuar se keni dyshime…

Rama: “Nëse nuk ke dyshime duke u përpjekur të hapësh faqe të reja të çfarëdo lloji, atëherë jeton një hap larg dështimit, kaq”.

Pyetje: Opozita akuzon Melonin se hedh sytë nga modeli Orban për çështjen e të drejtave civile dhe lirisë së informacionit dhe shtypit. Gabojnë ata, apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar?

Rama: “Si mund ta them unë se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, nëse duke ndërhyrë civilisht për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të stuhisë italiane, ku lufta politike nuk merr të burgosur?”

Pyetje: Ju siguruat se nuk e telefonuat miken tuaj kryeministren përpara se të merrnit drejtor Corsinin. Po më pas, folët e Melonin? Dhe cfarë i thatë njëri-tjetrit?

Rama: “Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe pse vendi im u tërhoq në këtë valle si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj.” tha ai.

Paraardhëse

“Luftë” për barrierat mbrojtëse, tym e flakë në dyert e Bashkisë, çfarë nuk u pa nga protesta 2 orëshe e Rithemelimit

Pasardhëse

Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi, për kë vallë?

Pasardhëse

Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi, për kë vallë?

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.