• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Emergjencat Civile: Gatishmëri për të përballuar reshjet

5 January, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të informacioneve të mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, publikoi sot ne mbremje te dhena mbi situatën dhe masat e marra deri në orën 19:30.

Ministria e Punëve të Brendshme shprehet se situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave në disa prej qarqeve të vendi,t është përballuar si duhet nga strukturat e ngritura për këtë qëllim.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile në MPB, rezulton se pavarësisht dëborës së rënë, akset rrugore kanë qenë të hapura, nuk ka pasur probleme për furnizimin e rajoneve të thella malore me energji elektrike, si dhe nuk janë shënuar ngjarje me pasoja për popullatën dhe pasuritë e shtetasve.

“Kjo gjendje e rënduar për shkak të reshjeve të deborës ka prekur disa qarqe në veri të vendit, si Kukës, Shkodër, Dibër e Lezhë, ku trashësia e dëborës në qytete shkon deri në 10 – 20 cm, kurse në zonat e thella malore deri në 40 cm. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit. Sipas informacioneve nga Emergjencat Civile, në qarqet e përmendura nuk ka pasur emergjenca shëndetësore apo problematika të tjera që lidhen me shëndetin e shtetasve”, thuhet në njoftimin e MPB.

Deri në orën 19:30 situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

15822917_1384315791618576_7673847364865610675_nQarku Kukës – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 6-9 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë 20-40 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese.

Rruga e Kombit ka qenë e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë. Kanë punuar 8 borëpastruese.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme pa zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

I gjithë qarku është furnizuar përgjithësisht normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar me shpejtësi defektet e shfaqura herë pas here.

Po kështu, i gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Nën drejtimin e Prefektit sot u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, ku u diskutua mbi situatën dhe u ndanë detyrat për përballimin e saj.

Qarku Shkodër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore. Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë.

Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë.

Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm. Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Dibër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore me hedhjen e kripës në rrugë. Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm. Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Lezhë – Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët.

Bashkia Mirditë, ka prezencë bore me trashësi rreth 15-35 cm. Rrugët kombëtare në të gjithë qarkun kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë. Aksi rrugor i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tunel i Kalimashit, ka qenë kryesisht i kalueshëm pa zinxhirë. Në hyrje të tunelit ka rreth 15 cm borë, por pa problem për qarkullimin normal të automjeteve. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën në terren. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë qenë në gatishmëri dhe kanë riparuar defektet që janë shfaqur. Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm. Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku. Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Paraardhëse

I ftohti polar në Tiranë, ja plani i masave të Bashkisë

Pasardhëse

Drejtësia të nisë nga 21 Janari, Rruga e Kombit dhe Gërdeci

Pasardhëse

Drejtësia të nisë nga 21 Janari, Rruga e Kombit dhe Gërdeci

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.