• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Elvana Gjata me avione privat e Porsche luksoze në hotele nga 19.000 euro nata

27 November, 2023
në Rozë
0
339
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë më parë, SPAK vuri nën hetim pasuror këngëtaren Elvana Gjata. Shkak për këtë u bë lidhja me Ervin Matën, një prej personave të shpallur në kërkim, koka e trafikut të drogës nga vendet latine. Këngëtarja nuk e ka fshehur luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata.

Këngëtarja posedon një makinë “Porsche Macan s 95b”, me ngjyrë të zezë që kushton rreth 100 mijë euro.

Ajo ka edhe një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e cila dyshohet se është dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka regjistruar në emrin e saj por të një të afërmi.

Në verën e vitit 2017, Elvana Gjata ka kaluar pushimet në Mykonos, dhe këtu për 1 javë pushime dyshohet se ka shpenzuar 1 milionë euro. Gjatë këtyre pushimeve ajo është takuar me personazhe të famshme, në restorantet më të shtrenjta ku një tavolinë kap shifrën 10 mijë euro. Ndërkohë që për në ishullin e të pasurve, ajo ka udhëtuar me avion charter privat.

30-vjetorin e lindjes, Elvana e festoi në mënyrë përrallore edhe pse duke mbajtur të fshehur të dashurin e saj Ervin Mata i cili thuhet se ka shpenzuar mijëra euro për këtë ditëlindje.

Luksin e shfrenuar gjatë lidhjes me Ervin Matën, Elvana Gjata e ka treguar edhe gjatë pushimeve luksoze në juglindje të Francës në vitin 2018. Asokohe ajo fluturoi me helikopter për në hotelin ku do qendronte, ndërsa u fotografua nën shoqërinë e disa prej personazheve VIP në Shqipëri.

Pushimet e tyre filluan duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës me “Ferrari”, “Lamborghini” dhe helikopter.

Gjata rezervoi suitën në katin më të lartë të hotelit ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, ashtu si edhe Beyonce. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 eurove, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Paraardhëse

Harrohet tradita, shqiptarët jashtë trojeve për festat e nëntorit, ‘kërcejnë’ biletat e avionëve

Pasardhëse

Jo vetëm Elvana Gjata, shumë vajza të botës së ekranit në përgjimet e “SKY”

Pasardhëse

Jo vetëm Elvana Gjata, shumë vajza të botës së ekranit në përgjimet e “SKY”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.