• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Elisa Spiropali nxjerr foton dhe paralajmëron: Kur Ilir Meta s’do ketë më parti dhe Sali Berisha do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë

18 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja socialiste Elisa Spiropali u shpreh se të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill

Ajo ka su.lmuar Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën për sa i përket çështjes së Kosovës dhe shkruan se në 8 vite në pushtet, Basha nuk e përmendi asnjëherë gjenocidin serb në Kosovë, por sot mori pozat e patriotit, ndërsa aku.zon edhe presidentin Meta për shitjen e nënshtetësive.

Elisa Spiropali:

“Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s’e zure kurrë me gojë.

Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s’lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur.

E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shej.tanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t’i nxjerrë nga fundi i fe.rrit”, shkruan ndër të tjera Spiropali.

“Tërmeti dhe Pandemia nuk kishin qënë kushedi se çfarë. Po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët budallallëqe nga më të pabesueshmet dhe propagandë nga më bajatet.

Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur Kosovës. Në luftë dhe në paqe. Brenda dhe jashtë. Por nuk duan Luli, Likja, Saliu.

Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë anjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dë.noka genocidin serb.

Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S’e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë. Problemi i tyre është se s’ka kush t’i besojë. Prandaj dhe nxijnë. Prandaj dhe turfullojnë. Prandaj dhe do humbin.

Këto dy ditë dëgjuam një Quartet harqesh për muzike funebre me motive koniciane, posaçërisht thënien e famshme të Faikut; “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë”. Megjithatë Quarteti i këtyre kaloi çdo kufi.

E vërteta vonon por nuk harron. Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill.

Kur Likja s’do ketë më parti, Doktori do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë”, shkruan Spiropali

Paraardhëse

Fationi i shkruan një letër Melisës: “E kam të vështirë të të them zemër”

Pasardhëse

Melisa nuk e fton në dasmë, Sindi: Dyshoj se ke për tu martuar ndonjëherë

Pasardhëse

Melisa nuk e fton në dasmë, Sindi: Dyshoj se ke për tu martuar ndonjëherë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.