• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve me plumb në kokë, vetëvritet burri i 35-vjeçares shqiptare në Itali

30 September, 2023
në Botë, Kryesore, Lajme
0
281
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur, raportojnë mediat italiane, ku ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Pasi e vrau gruan e tij Klodiana Vefa dhe u largua nga vendi i krimit, shqiptari Alfred Vefa, ka vrarë edhe veten.

Karabinierët kanë gjetur të vdekur në një zonë të izoluar në San Casciano Val di Pesa, ku sipas hetuesve, ai ka vrarë veten me armën që përdori edhe për të vrarë nënën e dy fëmijëve.

Shqiptari ishte në kërkim që prej së enjtes, kur qëlloi në kokë Klodianën, ndërsa ajo ndodhej në rrugë jashtë shtëpisë së saj, në Castelfiorentino, një qytet në provincën e Firences.

Më herët gruaja kishte marrë tashmë kërcënime nga partneri i saj: “Ti do të jesh i imja – ose e askujt tjetër”.

Pavarësisht një martese që kishte përfunduar, shqiptarët ende jetonin së bashku.

Megjithatë, ajo shpresonte që një ditë të transferohej në një shtëpi tjetër me dy fëmijët e saj.

Alfredi, donte të ndërtonte një marrëdhënie të re, por ish-gruaja e tij kishte filluar një lidhje tjetër dhe këtë ia kishte dekkluar ish-bashkëshortit.

Një natë më pas Alfred Vefa e vrau.

Çifti kishte dy fëmijë: një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, që të dy dolën me vrap në rrugë pas të shtënave, duke gjetur nënën e tyre në tokë.

Klodiana punonte në një kompani këpucësh dhe kamariere në një piceri në fundjavë.

Autori i ngjarjes ishte murator edhe pse para pak kohësh kishte mbetur i papunë.

Ata jetonin nën të njëjtën çati, por kishin ndërprerë lidhjen e tyre 6 vite më parë.

Ngjarja erdhi për shkak të xhelozisë ku ish-burri i kishte thënë se ajo i ka ditët të numëruara.

Megjithatë, në polici nuk ka asnjë ankesë apo denoncim nga Klodiana Vefa.

Pronari i picerisë ku punonte viktima tha: “Në 2 vitet e fundit ai ia kishte bërë të pamundur jetën dhe ajo donte të largohej nga ajo shtëpi”.

Kryetari i bashkisë Castelfiorentino, Alessio Falorni, ka shpallur dy ditë zie qytetare.

Ditën e djeshme, në Bashki u zhvillua një homazh me pishtarë në kujtim të Klodianës.

Klodiana Vefa, 36-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023.

Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’.

Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen, pasi dëgjuan të shtëna me armë.

Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë, por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35-vjeçares shqiptare.

Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

Paraardhëse

E rëndë në Greqi, pritet nga makineria e mishit, ndërron jetë gruaja shqiptare

Pasardhëse

Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë

Pasardhëse

Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.