• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekzekutimi i Ndokës, hapet dosja e një vrasjeje në vitin 2007

11 December, 2017
në Aktualitet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vrasja e Aleksandër Ndokës në Lezhë, ka detyruar Policinë të hap dosjet e vjetra të përplasjeve në këtë qytet. Burime për Report TV bëjnë me dije se mes pistave që po hetohen për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka është edhe një ngjarje e vitit 2007, mes fisit Ndoka dhe disa personave të tjerë.

Në 29 dhjetor 2007 Gjergj Ndoka është përballur me një makinë tjetër ku udhëtonin Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Makinat sapo janë afruar, personat që ndodheshin në to kanë filluar të qëllojnë njëri-tjetrin me pistoletë. Shkak i këtij sherri në atë kohë mendohet se ishte një femër, thanë burime të Report TV nga Policia e Shtetit.

Nga përplasja mes dy fiseve ka mbetur i vrarë Hektor Kola. Në atë kohë Policia arrestoi Gjergji Ndokën dhe Xhevahir Ndokën, vëllain e Aleksandër Ndokës, i cili u vra 3 ditë më parë.

Xhevair Ndoka pavarësisht se u arrestua në atë kohë si autor i plagosjes, i shpëtoi drejtësisë. Grupi hetimor, i cili ka në dorë vrasjen e Aleksandër Ndokës po heton edhe këtë pistë, hakmarrjen e fisit tjetër. Për këtë arsye do merren në pyetje të afërm të Sokol Nikollit dhe Hektor Kolës, të cilët në vitin 2007 u përplasën me fisin Ndoka.

Aktualisht Policia e Lezhës ka shoqëruar më shumë se 30 persona për tu marrë në pyetje, por asnjëri prej tyre nuk është i ndaluar dhe pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë lënë të lirë. Gjithashtu është sekuestruar një kamera sigurie në zonë, por nga kontrolli i saj, ka rezultuar se autorët nuk kanë kaluar në atë rrugë.

Policia ka në administrim vetëm një provë për vrasjen e Aleksandër Ndokës, gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, çka e bën të vështirë zbulimin e personave që vranë vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka. Edhe familjarët e Aleksandër Ndokës janë marrë në pyetje nga Policia, por janë shprehur se nuk e din se kush mund ta ketë kryer vrasjen.

Përveç konflikteve që ka pasur fisi Ndoka, grupi i ekspertëve po heton edhe pistën e hakmarrjes, pikërisht për ngjarjen e 2007-së mes fisit Ndoka dhe një familje tjetër. Burimet sqarojnë se në sitë po kalojnë të gjitha dosjet e vjetra të përplasjeve që fisi Ndoka ka pasur. 

Paraardhëse

Prezantuesja e njohur shqiptare sapo u emërua drejtoreshë /Foto

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 12 dhjetor 2017

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 12 dhjetor 2017

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.