• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekzekutimi babë e bir në Shkodër, pista e re ku po heton policia, çfarë ndodhi një vit më parë

2 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
204
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 29 Qershor, Shkodra u trondit nga ngjarja e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, ata u vranë me armë zjarri rreth orës 16:40 , rrugës për në shtëpinë së tyre në fshatin Sumë të Njësisë Administrative Pult.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia e Shkodrës i ka përqëndruar hetimet për zbardhjen e vrasjes, në një konflikt që Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij.

57-vjeçari dhe i njohuri i tij që tashmë po hetohet nga policia, janë konfliktuar dhe zënë me grushta vitin e kaluar.

Nga dëshmitë e banorëve të fshatit Sumë, por edhe të familjarëve të dy viktimave, shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore.

Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.

Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Konflikti mes Gjokë Gurraj dhe bashkëfshatarit të tij një vit më parë, kaloi në heshtje por policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir, pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Gjokë dhe Eduard Gurra, u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre, teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës.

Djegia e banesës para se t’u bëhej atentat babë e bir, dyshohet se është organizuar me qëllim nga autorët për t`ju ngritur pritë atyre.

Gjokë Gurra, ka punuar edhe si kryeplak i fshatit Bruçaj.

Si pistë hetimore për zbardhjen e atentatit, policia ka edhe atë të kultivimit të bimëve narkotike, ku po verifikohen rastet që 57-vjeçari mund të ketë denoncuar në polici gjatë kohës që mbante postin e kryeplakut të fshatit.

Paraardhëse

Kiara prezanton linjën e saj të rrobave të banjos, Zhaklin Lakatari e ironizon: Kruajtëset e dhëmbëve së shpejti në tregun shqiptar

Pasardhëse

Bill Klinton nesër në Tiranë, nga pritja në Bulevard te takimi me Ramën, zbardhet agjenda

Pasardhëse

Bill Klinton nesër në Tiranë, nga pritja në Bulevard te takimi me Ramën, zbardhet agjenda

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.