• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Eksperti suedez rrëzon masat izoluese: COVID-19 nuk ka ndikuar aspak te shifrat e viktimave, është më pak i rrezikshëm seç thuhet

14 August, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sebastian Rushworth, mjek në Suedi, ku është përballur drejtpërsëdrejti me Covid-19 dhe pacientët, ka deklaruar në një artikull, duke rrëzuar të gjitha mbështetësit e idesë së masave izoluese, se virusi u përballua në Suedi mjaft mirë pa asnjë masë izoluese. Duke shtuar nga pas argumentin se Covid-19 ka një vdekshmëri tepër të ulët.

Për mjekun suedez, virusi i Covid-19 nuk duhet krahasuar asnjëherë me viruset e tjera që kanë shkaktuar me miliarda vdekje, sikurse është murtaja, gripi spanjoll, kolera etj, pasi sikurse Rushworth thekson, Covid-19 ka një vdekshmëri prej 0.05%. Në të njëjtin mendim me të janë edhe shumë mjekë të tjerë nëpër botë, të cilët mendojnë se virusi nuk është aq i rrezikshëm sa OBSH-ja e ka shpallur, por sigurisht që ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Virusi i Covid-19 ka bërë që ekspertët e mjekësisë të ndahen në shumë çështje, por tek vdekshmëria ata shprehen se janë shifrat ato që flasin, megjithëse hidhen dyshime se mund të ketë manipulime në disa vende.

Vdekshmëria e virusit

Në artikullin e tij mjeku suedez ndalet në dy pika kyçe, tek vdekshmëria dhe tek nevoja e masave izoluese. Sa i takon vdekshmërisë, ai thotë se në Suedi Covid-19 ka vrarë më pak njerëz nga sa është norma mesatare e vdekjeve në këtë vend.

“Tani janë rreth pesë vetë që vdesin në ditë në gjithë vendin, dhe ky numër vazhdon të ulet. Meqenëse njerëzit zakonisht vdesin tri javë pas infeksionit, kjo sugjeron se askush nuk është duke u infektuar tani. Nëse supozojmë se rreth 0.5 përqind e të infektuarve vdesin (një shifër që mendoj se është shumë bujare, por për këtë më vonë), do të thotë se para tre javësh infektoheshin 1 mijë persona në ditë në të gjithë vendin, që do të thotë se po infektohej një person nga 10 mijë. Dhe mos harroni, rreziku për të vdekur është 1 në 200, nëse vërtet infektoheni. Dhe kjo ishte tre javë më parë. Praktikisht, Covid ka mbaruar në Suedi, pas katër muajsh. Në total, Covid ka vrarë nën 6 mijë njerëz në një vend me 10 milionë banorë. Një vend me normë vjetore të vdekjeve prej 100 mijë njerëzish. Kjo e bën Covid pa ndonjë efekt në vdekshmëri”, – shprehet ai në artikull.

Ai nuk e hedh poshtë rrezikun që ka virusi dhe se për ata që preken është i vështirë dhe padyshim që merr jetë, por mjeku suedez thekson se madhësia e reagimit në botë është në disproporcion me kërcënimin real të virusit.

“Nuk po e mohoj se Covid është i tmerrshëm për njerëzit që sëmuren vërtet apo për familjet e atyre që kanë vdekur, ashtu siç është e tmerrshme për familjet e njerëzve që vdesin nga kanceri, gripi apo mbidozat e drogës. Por madhësia e reagimit në pjesën më të madhe të botës, pa përfshirë Suedinë, ka qenë tërësisht jopropocionale me përmasën e kërcënimit”, – deklaron mjeku.

Masat izoluese

Duke argumentuar rrezikun e Covid-19, mjeku shprehet se masat izoluese nuk janë të nevojshme, pasi sipas tij ky virus mund të përballohet edhe në gjendje normale. Sipas tij një dëm i madhe ekonomik global për shkak të virusit, nuk është i nevojshëm.

“Aktualisht Suedia ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë. Por Covid ka mbaruar në Suedi. Njerëzit janë kthyer në normalitet dhe zor se po infektohet kush. Jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur plotësisht, do të shohin rritje të rasteve kur të hapen. Nëse ky është rasti, atëherë nuk kishte asnjë kuptim mbyllja në radhë të parë, sepse këto vende do përfundojnë me të njëjtin numër viktimash gjithsesi. Mbyllja plotësisht për të ulur numrin e vdekjeve ka kuptim vetëm nëse dëshiron të qëndrosh i mbyllur derisa të gjendet vaksina. Kjo mund të zgjasë me vite. Asnjë vend nuk është gati të presë kaq gjatë”, – thekson ai.

Paraardhëse

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ flet hapur dhe bën dedikimin emocionues për dy gjyshet e saj (FOTO)

Pasardhëse

“Po rëndohen çdo ditë!” Basha del me thirrje të fortë dhe lëshon paralajmërim: Koha nuk pret

Pasardhëse

"Po rëndohen çdo ditë!" Basha del me thirrje të fortë dhe lëshon paralajmërim: Koha nuk pret

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.