• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Eksperti i parashikimeve: Trump do kolapsojë fuqinë e SHBA-ve!

8 December, 2016
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Profesori norvegjez Johan Galtung, i njohur si “babai themelues” i studimeve të paqes, ka parashikuar shumë ngjarje historike, të tilla si trazirat në sheshin e Tiananmen në Kinë, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, si dhe rënien e Bashkimit Sovjetik.

Por ajo çfarë së fundmi është riaktualizuar dhe po flitet shum, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se ai në vitin 2000 kishte thënë se fuqia botërore amerikane, deri në vitin 2025 do të pësojë kolaps.

Megjithatë, kur në krye të shtetit amerikan erdhi George W. Bush, parashikimi i tij u zhvendos në vitin 2020. Tani ai thotë se realiteti është pasqyruar në zgjedhjen e miliarderit Trump.

Në këtë drejtim, për të ndërlidhur parashikimin e tij, mediat përmendin platformën anti-emigracion e Trump që përkon me atë që profesori e përshkroi fazën e fundit të “shpërbërjes”, në librin “Rënia e Perandorisë Amerikane – çfarë më pas?”, e cila përshkruan ngritjen e fashizmit para rënies së shteteve të fuqishme.

Presidenti i zgjedhur Trump foli për dëbimin e tre milionë emigrantëve të paligjshëm sapo të ulet në karrigen e presidentit, si dhe ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

“Zgjedhja e Trump përshpejton rënien. Natyrisht, çfarë ai do të bëjë si presidenti, pritet për t’u parë “, ka thënë Galtung.

Profesori shtoi se kritikat e Trump ndaj NATO-s po ashtu flasin për rënien e Shteteve të Bashkuara si një superfuqi.

“Rënia ka dy fytyra. Vende të tjera nuk pranojnë të jenë aleatë të mirë dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë punën e ndyrë…”, ka thënë ai.

“Të dy janë duke ndodhur sot, me përjashtim të Evropës Veriore, e cila mbështet këto luftëra, tani për tani. Kjo ndoshta nuk do ë vazhdojë përtej vitit 2020, kështu që të qëndrojmë me këtë afat”, ka thënë ai.

Megjithatë Xenia Wickett, kreu i programit të SHBA në think-tankun Chatham House ka thënë se është “krejtësisht jorealiste” për të besuar se SHBA-të do të pushojnë së qeni një fuqi globale deri në vitin 2020.

“SHBA-të janë një fuqi globale për shumë arsye. Kanë ushtrinë më të fortë në botë, fuqinë më të fuqishme “të butë” sa i përket fuqisë së dijes, sa i përket fuqisë së kompanive, në aspektin e mundësive të medieve…. Mbetet gjithashtu ekonomia më e fortë. Ideja se ndonjë nga këto gjëra do të ndryshojnë në katër vitet e ardhshme nuk është realiste”, ka thënë Wickett.

Paraardhëse

Rama i përgjigjet të rinjve të FRPD: Lexoni PISA2015

Pasardhëse

Daçiq: Serbia e përkushtuar për dialog me Prishtinën

Pasardhëse

Daçiq: Serbia e përkushtuar për dialog me Prishtinën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.