• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Eksperti kinez: Gabimi i madh i SHBA-së dhe Evropës është se njerëzit nuk mbajnë maska

29 March, 2020
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Revista Science publikoi një intervistë me kreun e Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr.George Ga. Kjo revistë ka treguar se ishte përpjekur të kontaktonin doktorin dy muaj rresht, por që ai nuk i kishte kthyer përgjigje.

Gao mbikëqyr 2000 punonjës në Qendrën Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe është akoma i angazhuar në punë shkencore, shkruan Science.

Në janar, ai ishte pjesë e një ekipi që kreu studime në lidhje me Sindromën e Rëndë Akute të frymëmarrjes 2 (SARS-CoV-2), një virus që shkakton COVID-19.

“Distanca sociale është një strategji themelore për kontrollimin e çdo sëmundje infektive, veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksione të frymëmarrjes. Së pari, ne kemi përdorur strategji, sepse ne nuk kemi ndonjë parandalues apo ilaç specifik dhe po ashtu nuk kemi vaksina. Së dyti, duhet të jeni i sigurt për të izoluar secilin rast. Së treti. kontaktet e ngushta duhet të karantinohen, sepse ne harxhojmë shumë kohë duke u përpjekur të gjejmë të gjitha ato kontakte të ngushta dhe të sigurohemi që ato janë në karantinë dhe izolim. Së katërti, pezullimi i të gjitha tubimeve publike. Së pesti, kufizoni lëvizjen”, – këshilloi Gao, transmeton Telegrafi.

“Gabimi i madh i SHBA-së dhe Evropës është se njerëzit nuk mbajnë maska”

“Sipas mendimit tim, gabimi i madh i SHBA-së dhe i Evropës është që njerëzit nuk mbajnë maska. Ky virus transmetohet nga pikat dhe kontakti i ngushtë. Pikat luajnë një rol shumë të rëndësishëm – ju duhet të vishni një maskë sepse kur flisni, pikat gjithmonë dalin nga goja juaj. Shumë njerëz e kanë virusin, por mund të jenë asimptomatik. Nëse ata vendosin maskë ​​në fytyrë, kjo mund të parandalojë që pikat që mbartin virusin të shpëtojnë dhe të infektojnë të tjerët”, – tha ai.

Ai shtoi se termometrat janë kudo në Kinë dhe se njerëzit duhet të përpiqen të matin temperaturën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ata me edhe të mos jenë jashtë.

“Personat e infektuar duhet të izolohen. Kjo duhet të bëhet kudo. Mund të kontrolloni Covid-19 vetëm nëse mund të hiqni burimin e infeksionit. Kjo është arsyeja pse kemi ndërtuar spitale modulare dhe i kemi shndërruar stadiumet në spitale”, – thotë Gao.

Dy mundësi për burimin e coronavirusit

Ai tha se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë se çfarë e shkaktoi infeksionin në Kinë dhe se ata ende po punojnë për të.

Ai tha se ekzistonin dy mundësi – që virusi kishte origjinë nga tregu Wuhan ose se ishte një vend nga i cili ishte përhapur jashtëzakonisht shumë.

Kina thotë se ende nuk ka imunitet kolektiv, por se virusi nuk po transmetohet më lokalisht.

Ai gjithashtu shtoi se shkencëtarët kinezë po përpiqen të zbulojnë vaksinën dhe ilaçet për Covid-19.

Paraardhëse

Koronavirusi! Artan Hoxha publikon foton dhe ‘thumbon’ ashpër: Mbaj distancën qen bir qeni

Pasardhëse

OBSH tregon sa do të zgjasë koronavirusi

Pasardhëse

OBSH tregon sa do të zgjasë koronavirusi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.