• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eksperti i ISHP: Janë me dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar në QSUT, ja problemi kryesor në spitale

9 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë dje kritika të forta mbi mënyrën se si është menaxhuar situata e koronavirusit në QSUT. Përmes një postimi në Facebook, eksperti Dasho ka deklaruar se QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të koronavirusit në vend.

Sakaq ai ka ngritur alarmin se janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe ka përmendur faktin se mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT.

“Prej kohësh ka nisur debati nëse shëndetësinë duhet ta menaxhojnë mjekët apo menaxherët. Argumenti kryesor pro mjekëve është njohja pothuajse ekskluzive e proceseve komplekse të “prodhimit” të kujdesit shëndetësor. Argumenti kryesor pro menaxherëve është, çuditërisht, shumë i ngjashëm.

Kompleksiteti i të njëjtave procese jepet si argument që mjekët duhen lënë të lirë të merren me pjesën mjekësore, duke përfshirë ekonomistë, juristë, etj. në menaxhimin e pjesës jo-mjekësore.

Debati vazhdon. Shqipëria e kohës së COVID po jep një argument të fortë në favor të menaxherit mjek ose, të paktën, menaxherit jo-mjek, por me njohuri të thella dhe solide mjekësore”, – është shprehur eksperti i ISHP.

Më tej ai ka vijuar duke thënë se QSUT është institucioni kryesor, ose flamurmbajtësi i sistemit tonë shëndetësor. Për këtë arsye, sipas Dashos QSUT pritej të ishte vendi më i sigurt lidhur me COVID sepse shërben si pika e referimit për gjithë sistemin tonë shëndetësor.

“QSUT pritej të ishte: Burimi i protokolleve dhe trajnimeve për gjithë pjesën tjetër të sistemit. Modeli për riorientimin e spitaleve dhe gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në epokën COVID. Jo vetëm që këto nuk ndodhën, por QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID në vend. Ndonëse nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara, media ka raportuar se shumë nga vatrat e COVID gjatë fundit të muajit maj dhe në vazhdim u ndezën pikërisht nga pacientë apo pjesëtarë të personelit të QSUT-së. Janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT”, – ka shkruar më tej mjeku Erion Dasho.

Paraardhëse

“Mbajtja e maskave do bëhet me detyrim”, reagon menjëherë Tritan Shehu pas vendimit të Komiteti Teknik

Pasardhëse

Virusi ende në shifra të larta, Tritan Kalo kritika kolegëve: Mos u bëni gjithologë, ndalni deklaratat e ethshme për pushtet

Pasardhëse

Virusi ende në shifra të larta, Tritan Kalo kritika kolegëve: Mos u bëni gjithologë, ndalni deklaratat e ethshme për pushtet

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.