• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eksperti amerikan: Padia e Berishës ndaj Blinken e pamundur, gjykata franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
212
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Angazhimet e Sali Berishës për të ngritur padi gjyqësore ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit duket se do të mbeten thjesht pretendime. Si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të DASH, ish-kryeministri Berisha deklaroi të enjten se, ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francezë Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia ndaj Blinken do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike. Por këtë plan e hedhin poshtë ekspertët e huaj për këto çështje. Një ndër ta është edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i cili tha gjatë një interviste televizive se gjyqi që pretendon Berisha nuk do të ndodhë. Sipas tij, ajo padi nuk do të merret parasysh për dy arsye; e para, Bliken mbetet i pacenuar përballë çdo deklarate apo vendimi që jep në emër të Departamentit dhe arsye e dytë është se, Gjykata Franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje. \

Williams shpjegon se, gjykata franceze nuk mund të marrë përsipër të shqyrtojë padinë e Berishës për aq kohë sa ky i fundit dhe i akuzuari nuk janë shtetas francezë. “Sekretari i Shtetit Antony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion mbi një çështje të tillë. Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së Parë.

Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën”, u shpreh Williams. Nga ana tjetër edhe detajet e publikuara mbi Gjykatën Korreksionale pohojnë arsyetimin e dhënë nga eksperti amerikan. Të dhënat tregojnë se, ky institucion nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryhen aty apo të prekur janë shtetas francezë.

Paraardhëse

Pas futjes së Berishës në listën e zezë të SHBA, LSI nis sulmet dhe akuzon amerikanët për cenim sovraniteti

Pasardhëse

Arben Ristani: PD nuk është më një parti që respekton statutin, drejtimi i Bashës është autokratik

Pasardhëse

Arben Ristani: PD nuk është më një parti që respekton statutin, drejtimi i Bashës është autokratik

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.