Numri 2 i PS, Taulant Balla priti sot në një takim Ambasadorin e Finlandës, Jari Gustafsson. Gjatë takimit Balla e falenderoi ambasadorin për rolin dhe mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Balla dhe Gustafsson gjithashtu diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve.
“Finlanda është një vend me nivelin më të lartë të transparencës dhe eksperienca e saj është shumë vyer dhe e mirëpritur për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Binjakëzimi mes universiteteve tona mund të jetë një fushë bashkëpunimi me interes të veçantë”, tha Balla.
Ambasadori Gustafsson nga ana e tij gjatë takimit theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat përfshirë sektorë si arsimi, turizmi, bujqësia etj.
Diskutime rreth kësaj post