• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekskluzive, Zbulohet drafti, zyrë e posaçme në Policinë e Shtetit për të gjurmuar asetet e dyshimta të politikanëve

22 March, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.

Në një projektligj të shpërndarë në fillim të këtij muaji të gjitha palëve, përfshi edhe SPAK; kërkohet të krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme. Në nenin 19 të projektligjit propozohet që Prokuroria e përgjithshme dhe SPAK duke caktuar pika kontakti, të njoftojnë ZRA për letër porositë që dërgohen jashtë vendit dhe që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e përkohshëm të këtyre aseteve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe agjencia e pasurive të konfiskuara.

Kjo zyrë planifikohet të krijohet pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe propozohet që të ketë kompetencë edhe jashtë Shqipërisë, duke u bazuar në marrëveshjet dy palëshe me shtetet ku policia shqiptare do gjurmojë pasuritë e të dyshuarve. Duke caktuar kompetencat e drejtorisë ZRA, veç gjurmimit parashikohet të ketë dhe gjetjen e makanizmave efektivë si dhe shkëmbimin e informacioneve.

Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.

Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.

Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare. Por përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024.

Paraardhëse

Thyen rregullat, Heidi dënon tre banorë, përfshirë dhe Romeon: Nuk do flisni

Pasardhëse

Sulmi me 40 të vdekur në Moskë, si e paralajmëroi dy javë më parë ambasada amerikane

Pasardhëse

Sulmi me 40 të vdekur në Moskë, si e paralajmëroi dy javë më parë ambasada amerikane

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.