• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Egjipti, nuk e ka pranuar publikisht por pamjet satelitore tregojnë se po ndërton mur në kufi me Gazën

16 February, 2024
në Botë, Lajme
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pamjet satelitore të analizuara nga Associated Press të premten tregojnë se Egjipti është duke e ndërtuar një mur dhe duke e rrafshuar tokën në afërsi me kufirin me Rripin e Gazës, në prag të një ofensive të planifikuar të Izraelit në qytetin kufitar.

Egjipti, nuk e ka pranuar publikisht se po ndërton mur, por ka paralajmëruar Izraelin vazhdimisht të mos i dëbojë me forcë mbi 1 milion palestinezë, të cilët janë zhvendosur në Rafah, drejt tokës egjiptiane gjatë betejës së tij kundër grupit radikal palestinez, Hamas.

Megjithatë, përgatitjet në anën egjiptiane të kufirit në Gadishullin Sinai lënë të kuptohet se Kajro është duke u përgatitur për pikërisht për këtë skenar, dicka që mund ta kërcënojë marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Egjiptit nga viti 1979.

Qeveria egjiptiane nuk iu përgjigj kërkesës së Associated Press për koment. Ministria e Jashtme e Egjiptit e paralajmëroi Izraelin më 11 shkut kundër një ofensive të mundshme në Rafah dhe kundër “zhvendosjes se popullit palestinez”.

Imazhet satelitore, të shkrepura nga Maxar Technologies, shfaqin punën e vazhdueshme ndërtimore në mur, i cili ndodhet përgjatë rrugës “Sheikh Zuweid-Rafah Road, rreth 3.5 kilometra në perëndim të kufirit me Gazën. Ato shfaqin vinça, kamionë dhe pengesa të parapërgatirua betoni duke u vendosur përgjatë rrugës.

Një fotografi satelitore shfaq tendat strehimore për njerëzit e zhvendosur në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit, në Rafah, Gazë, 7 shkurt 2024.
Zyrtarët me qëndrime të ashpra brenda Qeverisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë shtruar mundësinë për t’i përzënë palestinezët nga Gaza. Por, kjo është kundërshtuar fuqishëm nga aleati kryesor i Izraelit, Shtetet e Bashkuara.

Rripi i Gazës dhe Bregu i uzurpuar Perëndimor janë toka në të cilat palestinezët shpresojnë ta themelojnë shtetin e tyre të ardhshëm.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit shpërtheu me 7 tetor, kur pjesëtarët e grupit radikal i sulmuan qytetet në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe rrëmbyer mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Në një raport të Ministrisë së Inteligjencës së Izraelit, të përpiluar vetëm gjashtë ditë pas sulmit të Hamasit, përfshihej edhe një propozim për ta zhvendosur popullsinë e Gazës në qytete tenda në veri të Sianit, pastaj ndërtimin e qyteteve të përhershme dhe të një korridori të paspecifikuar humanitar.

Prej se e nisi luftën në Gazë në tetor, ushtria izraelite e ka rrënuar shumicën e enklavës bregdetare dhe i ka vrarë më shumë se 28.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi në Gazë.

Paraardhëse

Shqipëria rikthehet te medaljet në Europian, Qerimaj dhe Ramadani marrin të argjendtë

Pasardhëse

Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023”

Pasardhëse

Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.