• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edvin Kulluri i ‘çjerr’ maskën ish kryeministrit: Berisha-Kokalari, një “divorc” i paralajmëruar

5 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
112
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, me anë të një komenti të gjatë ka reaguar në lidhje me përplasjen e fortë të Evi Kokalarit dhe Sali berishës ditët e fundit.

“Evi Kokalari! E vetmja shpresë për rehabilitim nga SHBA të zotit Berisha, goditi në stil futbolli amerikan kryetarin e sapo zgjedhur të PD. Arsyeja e deklaratës tashmë dihet, për të disatën herë “foltorja” zhgenjeu me sukses të plotë shumë nga ata që e mbështetën me shpresën se shkaku I kalvarit të dëshpërimit 9-vjecar quhej Luli Basha dhe jo vetë PD në gjithë eksistencën e saj e Berisha posacërisht”, shkruan ndër të tjera Edvin Kulluri.

Komenti i plotë:

“Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD që u mbajtën të shtunën nën moton tashmë rutinë “1 anëtar disa vota” , përvecse shpërthyen reagime të shumta mes rinisë demokrate, prodhuan një reagim të ashpër të aktivistes republikane amerikane Evi Kokalari. Shprehja “turp për ju Sali Berisha”, ishte sa e rëndë aq edhe e papritur nga goja e njeriut që I doli në krah anglisht Berishës në ditën e tij më të keqe, pas shpalljes “persona non-grata” nga SHBA! Tashmë PD-së përvec pritjes rraspakitëse të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me njohjen ose të Kuvendit të 18 dhjetorit, iu shtua edhe një bela akoma më e madhe. Evi Kokalari! E vetmja shpresë për rehabilitim nga SHBA të zotit Berisha, goditi në stil futbolli amerikan kryetarin e sapo zgjedhur të PD. Arsyeja e deklaratës tashmë dihet, për të disatën herë “foltorja” zhgenjeu me sukses të plotë shumë nga ata që e mbështetën me shpresën se shkaku I kalvarit të dëshpërimit 9-vjecar quhej Luli Basha dhe jo vetë PD në gjithë eksistencën e saj e Berisha posacërisht.

Si në dy ciklet e para që PD rinisi një rrugë të re të së djathtës, në vitet 1992-1997 dhe 2013-2021, edhe këtë herë u nis për të mundur kundërshtarët, e në fund, rrëzohet vetë. Dhe kjo sjellje PD-së I është kthyer në huq. Kokalari pak me vonesë e kuptoi se ata që mbështetën Bashën në cdo dështim, nuk mund të ishin shpresa për ringritje. E në fakt, ajo në vijimësi foli për ndikimin e votës në Kuvendin e prillit që prodhoi një Këshill Kombëtar që më shumë ngjan me një Këshill Popullor se sa me një organ përfaqësues të një partie të djathtë. Më pas apo dhe më parë, kokalari kishte kuptuar se PD-ja konservatore që ajo synonte të mbështeste në tokën amerikane, drejtohej kryesisht nga njerëz që ose s’kanë asnjë bindje politike por vecse nga një lugë në brez, ose liberalë që e kanë lexuar liberalizmin me kokë poshtë. Ose më keq akoma “konservatorë” që përberësit kryesorë të kësaj qasjeje politike dijnë një kanace me sardele, pak vaj luledielli dhe një spec të vogël të kuq, të mbyllura në një kanace më mbishkrimin Sardele Vlora ose ca pasthirma të stampuara në greqisht dhe spanjisht! Por Evi vazhdoi deri të “shtunën e zezë te forumit” të besonte se Berisha përmes virtytit dhe aftësive të sprovuara, do I kpërcente këto pengesa në rrugën drejt një PD-të Rithemeluar, ri-organizuar, rifreskuar dhe fituese. Por mesa duket kupa u mbush. Dhe e derdhi vetë me fjalën “turp’, kur pa se vota e lirë u pre prapë në besë dhe se kryetar I FRPD u zgjodh një djalë që nja pak vite më parë na paskësh qënë dhe ortak ne biznes me nje familjar të Lulzim Bashës.

Dhe sic thonë amerikanët rëndom “enough is enough”! Pra “boll eshtë boll”! U premtuan primare për kryetarët e degëve dhe u u la vetëm 3 ditë kohë. Ndërsa për kryetarin e PDSH mjaftuan vetëm 13 ditë fushatë, ndërkohë që për fatin e keq të konservave të Tiranës, konservatorët anglez u angazhuan në një fushatë gati 3 mujore për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Boris Johnson! Dhe të mendosh që anglezët e shkretë do ofronin dhe konsulencë për primaret në PD, ndërkohë që Belindi e Albana I zgjedhin kryetarët e partisë ende pa ulur avioni I British Airëays në Rinas. Ndërsa FRPD vërtetë u la kohë kandidatëve të garonin përmes debatit, por “harruan” të numëronin votat dhe emrat e listave të anetarësisë. Qyfyre të “rithemelimit’ dhe kaq!

Por nëse në kryesinë e PD që nga 2017 as nuk skuqet e nxihet fytyra e askujt për “akademinë e manipulimit të votave” që po lulëzon vrullshëm dhe me një pasion të jashtëzakonshëm, Kokalari është një shtetase amerikane në punë të vet që s’mban lugë në brez për tepsinë imagjinare të pushtetit. Jeton në SHBA me punën dhe aktivizmin e saj prej republikaneje që e bën të pavarur nga intrigat e rëndomta të ca burokratëve rreth Berishës që pas cdo pyetjeje që u bëjnë gazetarët, kanë vetëm një përgjigje: ‘e di doktori atë punë” ,se vetë nuk bëjnë asnjë kokërr punë përvecse të shtyhen të paradhoma e Berishës apo Bashës për të marrë ndonjë porosi. Ky model karriere në PD mund të funksionojë vetëm nëse kryetari mendon për veten e jo për ndonjë mission politik te tipit “të tregojmë se jemi me të mirë se socialistët”.

E pra fajin nuk e ka Evi Kokalari pse I shtohet listës së atyre që mendojnë se në PD gjerat mund të marrin një ditë kthesën e duhur. Sepse të tillë anëtarë në PD, megjithëse pak, ka ende. Dhe natyrisht që postimi alucinant I një gruaje bjonde që “do pushtonte ambasadën e SHBA” nuk ka si e trëmb Kokalarin, pasi është e sigurt se përpara sulmit hipotetik në selinë diplomatike që gjëndet ne Rrugën e Elbasanit, do ketë një ambulancë të psikiatrisë së Elbasanit gati për të marrë pacienten nën kujdestari.

Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura “divorci Kokalari-Berisha” ishte I pritshëm se një ditë do të ndodhte dhe këtu s’ka snjë lajm të vërtetë. Cështja është se PD është divorcuar që në 2017 edhe nga historia e saj e hidhur, por dhe ajo e sukseshme. Një parti e madhe që ka qeverisur 13 vite mirë, keq dhe c’ka sic është e kuptueshme në një demokraci të re si e jona, nuk po gjen kurajon dhe pjekurine kolektive që të mësojë nga gabimet e mëdha dhe të evokojë momentet entuziazmuese të historisë së saj. E sic thonë anglezët meqë jemi tek konservatorizmi, “dikush që nuk mëson nga gabimet e të tjerëve nuk është I mëncur, ndërsa ai që nuk mëson nga gabimet e veta është budalla’!

E në pritje të një vendimi gjykate që me shumë mundësi do na kthejë në 17 nentor të vitit të kaluar, le të urojmë që të kthehet Basha në krye të PD që dhimbja të kthehet ne parodi! Se forca ka ikur si gushti me vapën!”-shkruan Kulluri.

Paraardhëse

Gazeta e famshme britanike “The Times” prezanton 12 vende për të mos u humbur në Shqipëri

Pasardhëse

Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri në mënyrën më të pazakontë

Pasardhëse

Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri në mënyrën më të pazakontë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.