• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edvin Kulluri: Basha nuk mashtron dot më, duhet të zgjedhë mes SHBA dhe Berishës, koha po mbaron

1 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
389
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri dje me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar situatën brenda PD.

Kulluri u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha i ka harruar fjalët e tij dhe masakrën zgjedhore pasi sipas Kullurit, Basha është i gatshëm për të ndarë komisionet me PS e të bjerë në konsensus me kryeministrin Edi Rama.

“Ja pra që “masakër zgjedhore” nuk ka pasur! Si tha “rivalët e mi duhet të thonë nëse nuk ka pasur masakër zgjedhore dhe unë tërhiqem nga drejtimi i PD”! Asnjë fjalë, asnjë veprim e “asnjë luftë”! Masakra dje u harrua! Vetëm ndarje komisionesh parlamentare me PS, ndryshime kushtetuese me konsensusin e “masakruesit zgjedhor” Edi Rama! Kur të “shesë sahatin” mos u çudisni! Tirana ka pasur gjithmonë mashtrues simpatikë që do mbahen mend gjatë me humor! Ky nuk është as simpatik e as ka humor! Por është Meme”, – tha Kulluri.

Po ashtu ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD u ndal edhe tek qëndrimi që PD dhe Basha duhet të mbajë sa i përket hyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” në Parlament. Kulluri tha se për Bashën ka ardhur një moment që nuk mund të mashtrojë më. Ai tha se kreu demokrat duhet të bëjë një zgjidhje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Berishës. Sipas Kullurit, Basha nuk mund të mashtrojë dot më asnjërën nga palët pasi koha po mbaron e ai thjesht duhet të zgjedhë.

“Por ndërkohë ka shkatërruar PD dhe opozitarizmin e për këtë shkak edhe qeverisjen e papërgjegjshme që nuk ka frikë nga opozita ku vidhen votat për kryetar partie nga vetë kryetari, emërohet gjithë kupola drejtuese pa zgjedhje të lirë dhe feston pas çdo humbjeje duke shpallur armiq të brendshëm! Vetëm se tashmë ka një moment që nuk mashtron dot më! I duhet të zgjedhë mes SHBA dhe Berishës! Nuk mashtron asnjërën palë! Është si “robi në anijen e piratëve”, përballë ka oqeanin, ndërsa në shpinë shpatën e piratit! Nuk shpëton dot më me mashtrime! Koha po mbaron”, – deklaroi ai.

Paraardhëse

Gerti Bogdani: PD të hapë më shumë dyert për zërat kritikë, na presin një sërë sfidash me energji të reja

Pasardhëse

A do ta pranonte një post ministror në qeverinë ‘Rama 3’? Ervin Bushati flet hapur dhe zbulon synimet e tija

Pasardhëse

A do ta pranonte një post ministror në qeverinë ‘Rama 3’? Ervin Bushati flet hapur dhe zbulon synimet e tija

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.