• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Eduart Ndocaj: Unë kandidat për kryetar të PS

30 January, 2016
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas Ben Blushit, edhe deputeti socialist i Lezhës Eduart Ndocaj shpall kandidimin për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e 19 marsit.

Në një deklaratë për mediat Ndocaj shpjegon arsyet e këtij vendimi të cilin thotë se e ka marrë pas kërkesës së shumë mbështetëse të cilët panë lajmet e kandidimit të mundshëm të tij.

Njoftimin Ndocaj e ka bërë përmes një e-maili drejtuar mediave dhe faqes së tij në rrjetet sociale.

Duke dhënë motivet e kandidimit për kryetar të PS së, deputeti Ndocaj shkruan se kandidimi nuk ka ardhur si një kërkesë apo ambicie  personale, por si kërkesë e mijëra socialistëve të ndershëm brenda Shqipërisë dhe në diasporë, te cilët pasi dëgjuan “shashkën” që u hodh në media, i kërkuan atij të vazhdojë seriozisht kandidimin dhe të jetë një përfaqësues i rëndësishëm i tyre në Kongres.

“Kandidimi i z. Ndocaj nuk është çështje personale, inati apo rivaliteti. Kandidimi i z. Ndocaj nuk vjen kundër Ramës, për inat të Ramës apo për inat të Blushit” thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Më tej në njoftim thuhet se garimi i deputetit Ndocaj ka frymë të ngjashme me atë të Berlusconit, kur në vitin  ’94, vendosi të hyjë në politikë duke përdorur strategjitë dhe  filozofitë liberale që kishte përdorur në biznes.

Sipas deputetit socialist, ky është kongresi i fundit dhe mundësia e fundit për PS që të reformohet e nëse kjo nuk ndodh në këtë kongres, PS rrezikon  të zhduket  si forcë politike.

Pjesë e njoftimit është edhe manifesti politik i zotit Ndocaj, i cili ngrihet mbi disa shtylla ndër të cilat prishja e koalicionit me LSI, rikthimi dhe respektimi i figurave të rëndësishme të PS-së, hapja e partisë dhe futja e konceptit të meritokracisë.

Paraardhëse

Ahmeti: Shtyrja e zgjedhjeve shkakton tensione dhe përçarje

Pasardhëse

Regjistrohen 125 barna të reja në Shqipëri

Pasardhëse

Regjistrohen 125 barna të reja në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.