• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Edita Tahiri, “Simbol i qëndresës” në Durrës

6 March, 2016
në Kosovë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me ftesë të kryetares së Shoqatës “Gruaja e kohës dhe ekonomisë” dhe kryetarit të komunës së Durrësit, Vangjel Dako, ministrja për Dialog Edita Tahiri, mori pjesë në aktivitetin “Gruaja, simbol i qëndresës” në Durrës, në të cilën u promovuan gra të suksesshme të qytetit të Durrësit nga fusha të ndryshme si dhe dy personalitete nga Kosova, Edita Tahiri dhe Flora Brovina.

Në praninë e personaliteteve të njohura të qytetit të Durrësit, ministrja Edita Tahiri e cila ishte e ftuara speciale e këtij aktiviteti u nderua me titullin “Simbol i qëndresës” nga qyteti i Durrësit.  Prefekti Roland Xhelili ia dorëzoi mirënjohjen ministres Tahiri duke theksuar se kjo është një mirënjohje për veprimtarinë e saj shumëvjeçare në shërbim të çështjes kombëtare dhe si një grua e shquar shqiptare atdhetare, politikane, diplomate dhe intelektuale. Ai vlerësoi lartë angazhimin e ministres Tahiri në proceset politike dhe diplomatike në shërbim të shqiptarëve dhe pavarësimit të Kosovës.

Në fjalën e saj ministrja Edita Tahiri falënderoi kryetaren Myzejen Konduri dhe kryetarin e komunës së Durrësit për këtë mirënjohje, duke theksuar se ajo ndihet jashtëzakonisht e nderuar nga qyteti i Durrësit dhe qytetarët e saj, ndërsa tha që ky titull “Simbol i qëndresës” sublimon të gjithë veprimtarinë e saj për çlirimin dhe pavarësimin Kosovës dhe shqiptarëve.Ministrja Edita Tahiri u nderua me titullin “Simbol i qëndresës” nga qyteti i Durrësit (2)

“Të punosh në shërbim të kombit dhe të atdheut është një punë me plotë frymëzim, por edhe me shumë sakrifica, mirëpo ndjenja që po ndihmoja popullin tim për të realizuar ëndrrën e lirisë  e pavarësisë më ka dhënë forcën e duhur gjatë këtyre njëzetë e gjashtë vjetëve”, tha ministrja Tahiri.

Duke folur edhe për origjinën e saj familjare, Tahiri tha se “për nga nëna jam e Shqipërisë dhe për nga babai jam e Kosovës, por gjithnjë po me pengon që jemi një komb me katër pesë atdhe. Duhet të bashkohemi, të kemi një komb dhe një atdhe dhe të mos lejojmë që padrejtësia ndaj kombit tonë të përcaktoj ardhmërinë tonë”.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete euroatlantike dhe kombi shqiptar tradicionalisht është një komb properëndimor. Tani na duhet të forcojmë kombin duke forcuar shtetet tona në pikëpamje ligjore dhe ekonomike. Ndërsa vizioni im është që fuqizimi i kombit dhe fuqizimi i grave duhet të shkojnë bashkë, sepse gratë me fuqinë e tyre do të jenë një forcë e rëndësishme për zhvillim dhe prosperitet, theksoi ministrja Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri u nderua me titullin “Simbol i qëndresës” nga qyteti i DurrësitNë fjalën e saj, ideatorja dhe organizatorja e kësaj ngjarje shkrimtarja e njohur Myzejen Konduri, theksoi se gruaja është një mrekulli, e cila dhuron vetëm dashuri. Arsyeja e përzgjedhjes së këtyre 10 grave të nderuara që kanë kontribuuar për qytetin e Durrësit, nuk është vetëm profesionalizmi i arrirë në fushën ku ato punojnë prej vitesh me pasion e dashuri, por dhe përkushtimi i tyre në familje, si nëna e si bashkëshorte. Ajo tha se znj. Edita Tahiri është një simbol qëndrese për gjithë kombin shqiptar dhe jo vetëm për gratë, duke shtuar se profili i saj i lartë politik, diplomatik dhe akademik e ka vënë atë në majat e grave të suksesshme.

Në këtë manifestim, me titull “Simbol i qëndresës” u nderua edhe deputetja Flora Brovina për veprimtarinë e saj shumëvjeçare në shërbim të çështjes kombëtare dhe humanitare.

Paraardhëse

Mustafa: Do të zbardhim dyshimet e vrasjeve politike

Pasardhëse

Për cilën drejtësi e keni fjalën zoti Majko?

Pasardhëse

Për cilën drejtësi e keni fjalën zoti Majko?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.