• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama: S’do keni nevojë të shkoni jashtë shtetit për kurim! Synojmë të kthejmë QSUT në pikë referimi për Ballkanin

28 April, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishin sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza, ku u firmos marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ambicia e qeverisë është që të kthejnë QSUT në një pikë referimi për gjithë Ballkanin. Paralelisht synohet edhe transformimi i Universitetit të Mjekësisë.

“Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe të re në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak. Në një situatë dhe sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ishte vlera e profesionistëve të sistemit, mjekëve, infermierëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë. As nuk e mendonin se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot. Përsëri ne jemi shumë më ambiciozë se kaq, nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi arritur, ambicia jonë është që ta bëjmë këtë qendër spitalore pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë një qendër ekselence mes qendrave të ekselencës në Evropë.

Paralelisht me qendrën duam të transformojmë edhe universitetin e mjekësisë. Synimi nuk është që të kemi një partner më shumë, një konsulet më shumë apo që të bëjmë një binjakëzim më shumë, synimi është që deri në 2030 nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaeles ka sjellë në Poloni duke u përfshirë në të gjitha proceset drejtpërdrejt, duke u përfshirë në menaxhimin e qendrës, organizimin e jetës së përditshme dhe duke bashkuar profesionistët e të dy anëve. E njëjta ambicie është për universitetin.

Në këto vite ne do të arijmë që t’u japim të gjithë atyre që kanë nevojë të shkojnë në Turqi, Itali, apo vende të tjera për t’u kuruar, mundësinë ta bëjnë në Shqipëri, në sistemin publik shëndetësor. Nga ana tjetër tu japim mundësi të gjithë vajzave dhe djemve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe i gjithë rajoni, që të vijnë të studiojnë në Universitetin tonë të Mjekësisë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Paraardhëse

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Pasardhëse

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Pasardhëse

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.